• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKENAR SHQETËSUES/ Sa vite në avancë u duhen shkencëtarëve për të ndaluar një asteroid shkatërrues
Home
Nderkombetare

SKENAR SHQETËSUES/ Sa vite në avancë u duhen shkencëtarëve për të ndaluar një asteroid shkatërrues

15 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Muajin e shkuar, ekspertë nga NASA dhe agjenci të tjera hapësinore nëpër botë, u përballën me një skenar shqetësues hipotetik: Një asteroid misterioz sapo ishte zbuluar, 56 milion kilometra larg dhe po i drejtohej Tokës. Guri hapësinor pritej që të godiste në 6 muaj.

Sigurisht situata ishte e inskenuar, pjesë e një ushtrimi 1 javor që simulonte ardhjen e një asteroidi, për të ndihmuar ekspertët amerikanë dhe ata ndërkombëtarë, që të praktikohen sesi të sillen në situata të tilla.

Ky simulim i dha grupit të ekspertëve një mësim të vështirë: Nëse do të dallohej një asteroid i drejtuar nga toka, në një hark të tillë kohor, nuk ka asgjë që mund të bëjë askush për ta parandaluar që të godasë planetin tonë.

Ekspertët dolën në përfundimin se asnjë nga teknologjitë ekzistuese nuk do të mund ta shmangte goditjen e asteroidit, brenda një harku kohor prej 6 muajsh. Nuk ekziston një anije kozmike e aftë për të shkatërruar një asteroid apo për të ndryshuar trajektoren e tij, që do të mund të ngrihej nga toka dhe të fluturonte në drejtim të gurit brenda atij afati kohor.

Në realitet, nëse një asteroid i tillë si në skenarin e simuluar nga ekspertët, do të ishte nisur drejt Tokës, shkencëtarëve do t’u duheshin vite, jo muaj, paralajmërim.

Minimalisht 5 vjet, thonë ekspertët e NASA-s. Por ka dhe nga ata që thonë të paktën një dekadë.

Shkencëtarët nuk kanë identifikuar pjesë më të madhe të gurëve hapësinorë që mund të jenë të rrezikshëm e që kalojnë pranë Tokës, duke bërë që shanset që të kemi një paralajmërim prej 5 apo 10 vjet të jenë të vogla.

Në vitin 2005, Kongresi Amerikan tentoi që ta ngrinte këtë çështje, duke mandatuar NASA-n që të gjente dhe të gjurmonte 90 përqind të objekteve që ndodhen pranë tokës, me madhësi 140 metra apo edhe më të mëdhenj. Me këto përmasa, një asteroid do të ishte në gjendje të shkatërronte një qytet sa New York.

Por deri më sot, NASA ka arritur të dallojë rreth 40 përqind të këtyre objekteve. Kjo do të thotë se tani për tani, ekspertët janë në dorë të fatit, që të na mbajë larg goditjeve nga ndonjë asteroid i madh. Megjithatë, siç pranojnë dhe ata vetë, fati nuk është plan.

Në simulimin e fundit të NASA-s, shkencëtarët pjesëmarrës nuk e dinin sa i madh ishte asteroidi hipotetik, deri para një jave përpara se të godiste Tokën. “Nuk e dinim nëse objekti ishte 35 apo 500 metra rreth e rrotull. Dhe kjo bën një diferencë të madhe”, tha Sarah Sonnett, shkencëtare në Institutin e Shkencave Planetare, që mori pjesë në ushtrim.

Një asteroid 35 metra mund të shpërthejë në atmosferë dhe të çojë valë rreth e rrotull. Një asteroid prej 500 metrash mund të shuajë një qytet, duke prekur një hapësirë me madhësinë e Francës.

Kështu që një pjesë shumë e rëndësishme për të ndaluar një asteroid që të godasë Tokën është të kuptuarit sa më shumë rreth tij. Kjo përfshin madhësinë, rrugën që ndjek rreth diellit dhe përbërjen e tij. Me këto informacione shkencëtarët mund të vlerësojnë strategji për të shkatërruar gurin apo për të ndryshuar trajektoren e tij.

Lajmi i mirë është që NASA po planifikon një mision që do të gjurmojë asteroidët që janë shumë të errët për t’u parë nga teleskopët në Tokë. Ky mision pritet që të lëshojë një teleskop infrared në orbitën e Tokës në 2026-n.

Nëse kjo arrihet dhe teleskopi punon sipas planit, atëherë do të realizohej edhe mandati i Kongresit për të zbuluar 90 përqind të objekteve më të rrezikshme që ndodhen pranë Tokës. Shkak për vonesën në lëshimin e këtij misioni janë fondet e pamjaftueshme, duke bërë që të jetë ende në fazat e para të zhvillimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIKUR ISHTE TABU/ Dy e treta e amerikanëve besojnë se alienët ekzistojnë: Qeveria nuk po tregon të vërtetën
Previous article KORONAVIRUSI/ Prej dy ditësh asnjë pacient i intubuar, Dibra dhe Kukësi janë qarqet me më pak raste aktive

Delo.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT