• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HARROHET 25 PRILLI/ Lulzim Basha, fushatë për kryetar
Home
Politikë

HARROHET 25 PRILLI/ Lulzim Basha, fushatë për kryetar

15 May, 2021 F.autor Politikë

Me zërat kundër tij që nuk zbehen, Lulzim Basha nisi këtë të hënë një tur në Shqipëri me elektoratin e Partisë Demokratike. Në tre ndalesat e tij të para, Durrës, Lezhë dhe Fier, kryedemokrati dha 2 mesazhe kryesore. Basha i mëshon fort faktit që në 25 prill pati një masakër elektorale.

Edhe pse refuzon të pranojë humbjen dhe të njohë rezultatin e zgjedhjeve, Basha shfrytëzoi këto takime për t’i bërë me dije partisë se hapësirë për reflektim do të kishte.

“Partia Demokratike ka qenë dhe është një shtëpi e madhe ku gjithkush ka dhe do të ketë kontributet e veta, sakrificën, lirinë e vet për shprehjen e mendimit. Ka të mirat, gabimet dhe të këqijat e veta dhe këtu fusë dhe veten.  Por në shtëpinë tonë të madhe nuk ka të tepërt. Keni pasur dhe do keni mundesi me zgjedh”, tha Lulzim Basha.

Sinjalet për zgjedhje brenda Partisë Demokratike përforcohen akoma më shumë nga fakti se të dielën,  Basha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD. Megjithatë një hap të tillë të, analisti Alfred Lela e sheh me skepticizëm.

“Mendoj që Kryesia dhe Këshilli Kombëtar do vihen para faktit të kryer, pra Basha e bëri fakt të kryer turin e vet dhe tani i thërret jo për t’i pyetur, por t’u thënë”, shprehet Lela.

Në rast se do ketë zgjedhje, Partia Demokratike ka detyrën e vështirë që procesin e brendshëm të mos e shndërrojë në fasadë.

“Nëse ne flasim për probleme me zgjedhjet, ne do kemi probleme nëse nuk arrijmë që të paktën brenda partive të mëdha të kemi zgjedhje model. Opozita ka një shans të artë për të treguar që mund të bëjë zgjedhje model”, shton Lela.

Deri tani nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me garën brenda në PD, por anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli nuk ka ndenjur duarkryq dhe ka sfiduar hapur kreun aktual të partisë. Kadilli është i pari që edhe këto takime të Bashës me demokratë të Durrësit, Lezhës e Fierit, i sheh si pjesë të përpjekjes së kryetarit për të marrë një votëbesim.

“Basha po bën tur për të bërë fushatë për kreun e PD”, tregon anëtari i Kryesisë së PD.

Analistët besojnë se turi i Bashës shkon përtej një fushate të brendshme në parti.

“Është një tur që ndërmerret për 2 arsye. Arsyeja e pare ka të bëjë me një fushatë brenda parties, por më shumë ka të bëjë me mbledhjen e fakteve që konfirmojnë manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit”, shtoi Dervishi.

Kundër Lulzim Bashës, përveç Kadillit, është edhe grupimi i pagëzuar me emrin “Për PD” që përbehet nga ish-drejtues të Partisë Demokratike mes tyre edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani. Pjesë e këtij grupimi është edhe Edit Harxhi e cila thekson se aksioni i tyre politik nuk do mbetet thjesht një deklaratë.

Debatin që ka nisur brenda Partisë Demokratike, Lutfi Dervishi dhe Alfred Lela e shikojnë si një gjë pozitive.

“Debati i brendshëm nuk e dëmton një parti politike përkundrazi e forcon. Ne nuk kemi një traditë të konsoliduar që të kemi debat të brendshëm të kemi pse jo edhe fraksione brenda një partie politike. Ajo që e dëmton më shumë një parti politike është autoritarizmi”, thekson analisti Lutfi Dervishi.

“Paraqitja e alternativave është lajm i mirë. Nuk e dëmton, por e shëndosh, e dëmton vetëm nëse mbyllen veshët nëse ,mbyllen sytë”, tha Lela.

Pavarësisht frymës pozitive që sjell ky diskutim sërish, Dervishi ka disa hije dyshimi

A është gati PD për të hapur kutinë e zgjedhjes së kryetarit, ndërsa ende nuk është bërë një analizë e rezultatit, që të shkojë përtej togfjalëshit “masakër elektorale”?

“Qëndrimi në shinat e vjetra, mos ecja me hapin e kohës bëjnë që të jesh i përgatitur për disfatën e radhës. Beteja për lidershipin e PD është e shëndetshme, por nuk duhet të kthehet në një fasadë. Të pretendosh të jesh lider i PD duhet të kesh disa cilësi duhet të kesh dhënë disa sprova duhet të kesh disa aftësi dhe ende nuk e shoh këtë gjë. Ndodh ta do të dalin më vonë”.

Duhet reflektim për takimin e ri me Ramën sepse nuk mund të thuhet se zgjedhjet u vodhën sërish. Duhet ndërruar regjistri dhe jo ndoshta vjen me ndërrimin e lidershipit.

Megjithatë Lela sheh pak shpresa që një gjë e tille të ndodhë.

“Është shumë vonë tashme për të shkuar në një reflektim të munguar. Nëse reflektimi do ishte pjese e parimeve të Bashës do e kishim dëgjuar që do të thotë që duhet ta kishte dhënë dorëheqjen që të nesërmen e zgjedhjeve. Po fut shoqërinë në piruetat e mbajtjes së partisë me zor. Shpresoj që Basha të dalë nga frigoriferi ku futet çdo katër vjet”, u shpreh Lela.

Zgjedhjet lokale janë shumë afër dhe koha nuk është në favorin e Lulzim Bashës. Për këtë, gjykojnë analistët, rruga e vetme që Partia Demokratike të ringrihet është që të krijojë frymën e duhur për të mbledhur sa më shumë votues rreth vetes. Një gjë që duhet ta bënte që në këto zgjedhje por që nuk ia doli.(A2)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS-INTER/ Revolucion i kompletuar, "Zikaltërit" +39 pikë mbi "Bardheblutë" në dy vite
Previous article "KUQEZINJTË" PËRKËDHELIN TË ARDHMEN/ Imazh, merkato dhe miliona. ja sa vlen Champions-i për Milanin

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT