Pak pas shkarkimit të tij nga detyra, vjen reagimi i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako. Në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Çako pohoi shkurtimisht se ishte njohur me vendimin për shkarkimin.
Kujtojmë se Haki Çako u emërua në krye të Policisë në 15 prill 2015, ndërkohë që sot ai zhvilloi një takim të gjatë me ministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. Ky i fundit teksa vlerësoi kontributin dhe përkushtimin e Çakos, theksoi se sfidat që e presin Policinë kërkojnë ritëm më të shpejtë.
“Objektivat tona kërkojnë dinamikë të madhe pune. Duhet një lidership i ri në Polici, me energji të reja. Puna e policisë, e orientuar drejt rezultateve konkrete”, tha Xhafaj.


