• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EVEREST ÇAKËS/ Gazetari: Një person u shoqërua pas ngjarjes. U arratis nga komisariati i Elbasanit duke shfrytëzuar… (DETAJET)
Home
Breaking News

VRASJA E EVEREST ÇAKËS/ Gazetari: Një person u shoqërua pas ngjarjes. U arratis nga komisariati i Elbasanit duke shfrytëzuar… (DETAJET)

14 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Everest Çakës në Elbasan, ku bëhet me dije se për ekzekutimin e tij Policia shoqëroi pas ngjarjes një person të identifikuar si Mirjan Dedja. Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin “Pa Protokoll” në “Report TV” se Dedja u shoqërua si një person që mund të kishte dijeni për ngjarjen, pasi edhe ai sapo ishte kthyer nga Spanja, vend ku edhe viktima shkonte shpesh. Por pas më shumë se 48 orësh në komisariatin e Elbasanit, ai u arratis duke shfrytëzuar një moment që shkoi në tualet.

Sipas gazetarit, Dedja ka mohuar përfshirjen në ngjarje, ndërsa ka dhënë edhe një alibi, duke treguar me detaje se ku ka qenë në momentin që ka ndodhur ngjarja.

“Pas ekzekutimit policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre edhe Dedja, si person q mund të kishte dijeni për ngjarje. U bë lidhja sepse edhe ky person ishte kthyer nga Spanja dhe mund të ketë patur rol në ekzekutimin e tij. Ai është mbajtur i shoqëruar edhe përtej orës që lejon ligji në komisariat. Nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen ka dhënë edhe një alibi me detaje se ku ka qenë. Në një moment të caktuar ai ka mundur të arratiset nga dhomat e shërimit në policinë e Elbasanit, ka shfrytëzuar një moment që shkoi në banjë dhe është larguar. Ka qenë orët e para të mëngjesit ku edhe vigjilenca e efektivëve bie. Ai ka thënë në një intervistë sot që është i gatshëm të vetëdorëzohet në rast se i japin garanci se nuk do arrestohet”, tha gazetari në “Pa Protokoll”.

Everest Çaka u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar tre ditë më parë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Policia në lidhje me shoqërimin e Mirjan Dedjas dhe më pas arratisjen e tij dhe po ashtu as emra personash të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Dyshohet se urdhri për ekzekutimin e Çakës ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, pasi Çaka kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë, pas vrasjes së Arjan Spahiut në nëntor të vitit të kaluar në Belgjikë. Kjo është pista kryesore ku po heton prokuroria, ndërsa një pistë tjetër është edhe ajo e hakmarrjes, për shkak të hasmërisë që viktima kishte, pasi 11 vite më parë i është ekzekutuar në Barcelonë vëllai, ku të dyshuar për vrasjen e këtij të fundit kanë qenë Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti. Pas vrasjes së vëllait të Everest Çakës, katër vrasje të tjera u regjistruan në Elbasan, që ishin të afërm të dy personave të dyshuar si autorë të ekzekutimit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME TË REJA/ Afati i fundit për të përditësuar WhatsApp-in, përdoruesit shqetësohen për privatësinë
Previous article KULTIVIMI I DROGËS NË SHQIPËRI/ Kreu i policisë Kriminale: Në 3-4 vitet e fundit e kufizuam jashtëzakonisht fenomenin

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT