• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKESË AZERBAJXHANIT/ Macron: Tërhiqni trupat nga zonat kufitare, keni pushtuar Armeninë
Home
Nderkombetare

KËRKESË AZERBAJXHANIT/ Macron: Tërhiqni trupat nga zonat kufitare, keni pushtuar Armeninë

14 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Azerbajxhani të largojë menjëherë trupat që ka në zonat kufitare me Armeninë.

“Forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë pushtuar territorin armen. Ato duhet të largohen menjëherë”, ka shkruar Macron në Facebook.

“Unë i them edhe një herë popullit armen se Franca solidarizohet me ju”, ka shkruar ai në një postim në gjuhën armene.

Macron ka komentuar situatën kufitare në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit pasi ka biseduar përmes telefonit me ushtruesein e detyrës së kryeministrit në Armeni, Nikol Pashinian.

Prsidenti francez po ashtu ka thënë se shpreson që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mund të ndihmojë “në kthim të stabilitetit dhe sigurisë në këtë rajon”.

Ndërkohë pala armene ka thënë se Pashinian ka falënderuar Macronin për “qasjen miqësore” ndaj Armenisë.

Forcat e Azerbajxhanit është raportuar të kenë depërtuar disa kilometra në provincën Syunik të Armenisë.

Sipas ministrisë armene të Mbrojtjes, ata po ashtu kanë shkelur në dy zona të kufirit mes dy shteteve më 13 maj.

Azerbajxhani ka insistuar se trupat nuk kanë kaluar në territorin armen dhe vetëm janë pozicionuar në anën azerbajxhanase, ku nuk kanë pasur qasje në muajt e dimrit.

Ministria e Jashtme në Baku ka thënë po ashtu se kufiri në mes të këtyre dy shteteve nuk është demarkuar asnjëherë, prej rënies së Bashkimit Sovjetik.

Deklaratat kundërthënëse kanë ardhur teksa zyrtarë ushtarakë të të dyja shteteve, janë takuar në kufi, duke tentuar të zgjidhin konfliktin.

Përfaqësuesit e trupave ruse është thënë se kanë marrë pjesë në negociata, që kanë zgjatur disa orë.

Asnjë marrëveshje konkrete nuk është bërë e ditur më pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOLAUDIMI/ Gonxhe shpjegon procedurat e reja: Kontroll më i rreptë dhe shërbim më i mirë...
Previous article "DUA TË KETË FORMIM TË HUAJ"/ Habit Ola: Nuk dua të martohem me një shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur Botë

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret Botë

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare Botë

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT