Pak ditë pas ndarjes nga jeta të ”Artistit të Merituar” Guljelm Radoja, i biri Redi është rikthyer në Teatër, në skenën ku u rrit së bashku me të atin . Emocionet zgjohen, gati koha ka ndaluar aty, kur i ati e merrte në provat dhe ai çapkën kishte shpalosur talentin që trashëgonte nga i ati. Më duket e pabesueshme, nuk e kam pranuar ende largimin e itj, më duket se do të dalë sërish në skenë, do të shfaqet në teatër prapë e do ikin së bashku për në shtëpinë tonë’’- thotë Redi Radoja në një intervistë për News 24.
Djaloshi i cili jeton në Francë prej vitesh ku punon si pianist ka ndarë emocionet nejrëzore, ashtu siç ai e njihte babain, ndryshe nga publiku që e njeh nëpërmjet roleve të filmave të skalitur në mendjen e të gjithëve.
‘’Mjekët i bënë gjithcka, ministrja e Shëndetësisë më mori në telefon e më tha që nëse ne si familje do të donin ta kuronim jashtë shtetit, do ndërhynte ministria, por ne si familje menduam që të gjitha shërbimet po i kryheshin këtu në spitalin e Durrësit ku po kurohej nga disa mjekë. Babai pësoi dy herë goditje autoimunitare . Nuk mundi të më lërë një amanet, por ne flisinim me sy, pasi ai s’pati më fuqi të komunikonte me ne’’- thotë Redi.


