• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KY KA QENË RASTI MË I VËSHTIRË PËR MUA”/ Infermieri i repartit “Covid 1” tregon momentin kur humbi shokun e ngushtë
Home
Sociale

“KY KA QENË RASTI MË I VËSHTIRË PËR MUA”/ Infermieri i repartit “Covid 1” tregon momentin kur humbi shokun e ngushtë

12 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gazetarja e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, Erisela Martini, ka qenë në ambientet e spitalit Infektiv në Tiranë ku ndoqi dhe pa rutinën e një infermieri gjatë orarit të punës. Ai quhej Daniel 36 vjeç, punon prej 13 vitesh si infermier dhe ka treguar si është një ditë pune në këtë spital dhe se si ka arritur të përballojë një vit kaq të vështirë me pandeminë.

Danieli ka rrëfyer edhe momentin më të vështirë që ka përjetuar në spital, ku humbi shokun e tij më të mirë prej 15 vitesh nga Covidi.

Danieli: Ky vit ka qenë shumë i vështirë si për stafin e mjekëve dhe të infermierëve sepse nuk e dinim se çfarë ishte Covidi dhe shumë njerëz thoshin si do shkoni ju për të punuar atje.

Gazetarja: Momenti më i vështirë cili ka qenë?

Danieli: Unë këtu në pavjon kam pasur një shok prej 15 vitesh të shtruar dhe ai nuk ia arriti t’ja dalë. Ajo ka qenë vështirësia ime më e madhe.

Gazetarja: I ke shërbyer ti?

Danieli: Po, kam qenë unë që i kam shërbyer deri në momentin e fundit por ai nuk ia doli. Ky ka qenë rasti më i vështirë për mua gjatë periudhës së Covidit.

Gazetarja: Frika më e madhe cila ka qenë?

Danieli: Ne shkonim nga puna në shtëpi, familjarët normalisht, unë kam dy fëmijë të vegjël, nusja, babi. E kishim të vështirë, por ishim të detyruar të vazhdonim punën dhe kryesorja ishte puna që kemi zgjedhur.

Gazetarja: Çfarë mësoi Danjeli nga ky vit?

Danieli: Kemi parë situata shumë të vështira, gjëra që nuk i kishim parë ndonjëherë në këto vite pune. Pacientët nuk shikonin familjarët e tyre me sy. Qëndronte 1 javë, 2 javë i shtruar dhe nuk arrinte dot të të fliste me familjarët dhe ne bëheshim dhe familjare dhe personel mjekësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U PËRFSHINË NË AKTIVITETE TË PALIGJSHME"/ Gjykata e Posaçme vendos: Sekuestro pasurive të tre ish-gjyqtarëve
Previous article PRINDËRIT NUK E LEJUAN TË SHKONTE NË EKSKURSION/ 16 vjeçarja vetëhelmohet me ilaç rrushi, në gjendje të rëndë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT