• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U PËRFSHINË NË AKTIVITETE TË PALIGJSHME”/ Gjykata e Posaçme vendos: Sekuestro pasurive të tre ish-gjyqtarëve
Home
Aktualitet
Drejtësi

“U PËRFSHINË NË AKTIVITETE TË PALIGJSHME”/ Gjykata e Posaçme vendos: Sekuestro pasurive të tre ish-gjyqtarëve

12 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi, Kronikë

Pak ditë më parë SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të tre ish gjyqtarëve Fatos Lulo, Shkëlzen Selimi dhe Bashkim Dedja të shkarkuar nga vettingu.

Kjo kërkesë u miratua nga Gjykata e Posaçme e cila vendosi sekuestro. Top Channel ka siguruar dosjen me vendimin e Gjykatës, ku thuhet se secili prej tre ish gjyqtarëve dyshohet se është përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe këto pasuri i kanë vendosur nga përfshirja në këto aktivitete.

Gjykata mbi bazën e provave të shqyrtuara nisur nga lloji dhe vlera e pasurisë objekt sekuestroje, vlerëson se ekziston rrezik real për transferimin ose tjetërsimin e pasurisë objekt sekuestroje tek persona të tjerë, familjarë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e kësaj pasurie.

Në vendimet që Top Channel disponon për tre ish gjyqtarët, thuhet më tej se SPAK ka angazhuar një ekspert, i cili ka evidentuar dhe ka kontrolluar të gjitha pasuritë. Gjykata e Posacme kujton se ka evidentuar të gjitha deklaratat vjetore të vendosura në dispozicion të secilit nga tre subjektet.

Thuhet se për t’i dhënë efekt procesit penal, nuk është marrë parasysh vendimmarrja administrative për shkarkimin e secilit, por të ardhurat vit pas viti e gjyqtarëve dhe të afërmeve. Dyshohet se ata përdorën familjarët për të fshehur pasuritë që janë nën sekuestro./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET IZRAEL-PALESTINË/ Reagon Trump: Kur isha president, atje mbizotëronte paqja. Biden po tregohet i dobët
Previous article "KY KA QENË RASTI MË I VËSHTIRË PËR MUA"/ Infermieri i repartit “Covid 1” tregon momentin kur humbi shokun e ngushtë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT