• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ BE “ultimatum” për AstraZeneca: 120 milion vaksina brenda qershorit ose do të përballeni me sanksione
Home
Nderkombetare

COVID-19/ BE “ultimatum” për AstraZeneca: 120 milion vaksina brenda qershorit ose do të përballeni me sanksione

11 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Evropian i ka kërkuar AstraZeneca të dorëzojë të paktën 120 milion doza  deri në fund të Qershorit, përndryshe ata do të duhet të përballen me ndëshkime financiare.  AstraZeneca fillimisht kishte rënë dakord ti dërgonte BE-së 300 milion doza deri në fund të Qershorit, por deri më tani ka dorëzuar vetëm 50 milion doza.

Është hera e parë që Komisioni Evropian specifikon kërkesat e tij gjatë procedurave të tij ligjore kundër gjigandit farmaceutik britaniko-suedez.

“Kompania nuk ka përmbushur detyrimet e saj kontraktuale,” tha një zëdhënës i BE, duke njoftuar këtë veprim të dytë ligjor.

Raportet sugjerojnë se AstraZeneca  planifikon të japë vetëm 70 milion nga 180 milion të rezervuara për BE deri në fund të këtij tremujorit të dytë.

Vonesat e konsiderueshme në furnizimin me vaksina bënë që ekzekutivi të çonte kompaninë në gjykatë në Bruksel në Prill për ta detyruar atë të respektojë angazhimet e saj. Shumica e vendeve të BE-së kane mbështetur padinë me arsyetimin se dorëzimi  i dozave nga kompania ka vonuar procesin e vaksinimit.

Avokati i BE-së tha në gjykatë se kompania duhet të dorëzojë 120 milion doza deri në fund të Qershorit në kërkesën e parë zyrtare të bërë deri më tani nga Brukseli. Gjithashtu sipas avokatit, BE “shpresonte” që pjesa e mbetur e 300 milion dozave mund të dorëzohej deri në Shtator.

Seanca tjetër është caktuar në 26 maj mbi çështjen e parë ligjore në të cilën BE po kërkon përshpejtim të menjëhershëm të dërgesave. Vendimi pritet të merret para  fundit të qershorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Bien shifrat e infektimeve, regjistrohen 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit
Previous article VRASJA E 27-VJEÇARIT/ Gjendet arma me të cilën shoku e qëlloi me plumb në gjoks

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT