Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Një nga pikat kryesore që të rendit të ditës, që u miratua pa asnjë votë kundër, është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit, që është nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me deklarata e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.
Nuk është parashikuar një seancë dëgjimore me kreun e shtetit, teksa ky i fundit, ka refuzuar 2 herë, me argumentin se ka një axhendë të zënë dhe se nuk mund ta anulojë duke lënë si opsion të vetëm datën 10 maj. Në mbledhjen e parë u bë konstituimi i këtij Institucioni, teksa kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni tha se refuzimi i Metës nuk është gjë tjetër veçse një taktikë e tij për të shtyrë përtej afateve punën e tyre.
Rendi i ditës
1.Miratimi i rregullores së brendshme të funksionimit dhe veprimtarisë së komisionit hetimor.
2.Miratimi i kalendarit të punimeve të Komisionit Hetimor.
3.Caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme sipas objektit të hetimit.
4.Çështje të tjera.
Përbërja e Komisionit Hetimor
Kryetar: Alket Hyseni; Nënkryetar Myslym Murrizi; Sekretar: Klotilda Bushka; Anëtarët Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.


