• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shefi i Windows 10 kalon në Android/ Microsoft dorëzohet
Home
Teknologji

Shefi i Windows 10 kalon në Android/ Microsoft dorëzohet

11 October, 2017 Redaktor2 Teknologji

Kur prezantoi Windows 10, Microsoft trumpetoi fort edhe versionin mobile të këtij sistemi operimi, i cili gjithsesi nuk arriti që të joshë klientët përtej kufijve të versionit paraardhës, Windows Mobile Phone.E për këtë, duket se kompania e Bill Gates është dorëzuar dhe nuk do ta ketë më prioritet sistemin mobile të saj.

Deklarata është bërë nga vetë shefi i sektorit “Windows 10” të Microsoft, Joe Belfiore, që përmes rrjeteve sociale tha se “zhvillimi dhe përmirësimi i versionit mobile të këtij sistemi nuk bën më pjesë tek prioritetet e kompanisë”.

“U përpoqëm shumë, por nuk arritëm të bindnim kompanitë e prodhimit të telefonave”, thotë Belfiore.

Ndryshe nga versioni paraardhës, me Windows 10 Microsoft u përpoq të tërheqë konsumatorët duke u lejuar instalimin e aplikacioneve universale në pajisjen e tyre, por sërish nuk ja arriti që të zgjerohet.

Pritshmëritë nuk u arritën asnjëherë dhe pesha që zënë në treg telefonat inteligjentë me sistemin e Microsoft nuk kalon 0.03 përqind.

Belfiore tha se ai vetë ka përqafuar sistemin Android, ndërkohë që u kujdes të sqarojë se kjo nuk do të thotë se Microsoft do të heqë dorë nga përditësimet bazike që kanë të bëjnë me sigurinë për telefonat me Windows 10 që ndodhen në treg tashmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lezhë/ Sekuestrohen 335 kg drogë, prangoset edhe specialisti pyjor
Previous article Microsoft lançon Cortanan në Skype

Redaktor2

Postime të ngjashme

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën Teknologji

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT