• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUTIN TREGON FUQINË/ 200 makina ushtarake në sheshin e kuq të Moskës, qielli mbushet…
Home
Nderkombetare

PUTIN TREGON FUQINË/ 200 makina ushtarake në sheshin e kuq të Moskës, qielli mbushet…

9 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia ka shfaqur fuqinë e saj ushtarake me parada të mbajtura në mbarë vendin më 9 maj, për të shënuar 76-vjetorin e fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti rus, Vladimir Putin vëzhgoi nga afër paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, ku parakaluan rreth 12 mijë trupa, afro 200 makina ushtarake, ndërkaq, avionët dhe helikopterët kryen manovra në qiellin e kryeqytetit rus. Putin e shikoi këtë paradë me veteranët e luftës.

Që prej se ka ardhur në pushtet, dy dekada më parë, Putini edhe nga posti i presidentit, por edhe i kryeministrit, ka tentuar që të rikthejë simbolet e të kaluarës sovjetike dhe ruse, me qëllim që të rrisë patriotizmin.

Gjatë fjalimit të tij, Putin u zotua se Rusia do të mbrojë interesat e saja kombëtare dhe denoncoi rikthimin e “rusofobisë”.

“Me vendosmëri ne do të mbrojmë interesat tona kombëtare, që të sigurohemi se njerëzit tanë janë të sigurt”, tha Putin.

Ky përvjetor i Ditës së Fitores e gjen partinë ruse, që gjendet në pushtet, Rusia e Bashkuar, para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në shtator. Sondazhet sugjerojnë se mbështetja për këtë parti ka rënë në 27 për qind.

Marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin gjithashtu janë përkeqësuar për shkak të burgosjes së liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, por edhe për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Javët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dëbuar diplomatët e njëra-tjetrës, derisa Moska dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po ashtu janë përfshirë në mosmarrëveshje të ngjashme diplomatike.

Paradat ushtarake po mbahen pasi Rusia së fundmi vendosi mbi 100 mijë trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën si dhe në Krimenë e aneksuar. Kjo vendosje e trupave ndezi alarmin në kryeqytetet perëndimore, të cilat shprehën shqetësimin se Rusia po tenton të nxisë luftime të reja në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve që mbështeten nga Rusia.

Që atëherë, Rusia ka tërhequr shumicën e trupave që kishte vendosur përgjatë kufirit, por pranë kufirit ka lënë disa pajisje ushtarake si dhe po vazhdon të kryejë stërvitje detare në Detin e Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBEN RISTANI/ “Demokrati e mund autokratin, por ky nuk është rasti i Bashës”
Previous article DITA E EUROPËS/ Tirana mbushet me flamujt e vendeve të unionit (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT