• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E EUROPËS/ Xhaçka: Jemi afër objektivit të anëtarësimit në BE, Shqipëria ka përmbushur prioritetet
Home
Politikë

DITA E EUROPËS/ Xhaçka: Jemi afër objektivit të anëtarësimit në BE, Shqipëria ka përmbushur prioritetet

9 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka vjen me një mesazh në kuadër të Ditës së Europës. Përmes një mesazhi Xhaçka thekson se vendi ynë është afër objektivit tonë të anëtarësimit në BE.

Sipas saj, Shqipëria ka arritur në përmbushjen e prioriteteve.

“71 vjet më parë, Robert Schuman, prezantoi deklaratën e tij historike, ku propozohej krijimi i Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Ishte një hap i guximshëm dhe largpamës, të cilin Schuman dhe vizionarët e atij që sot e njohim si “Bashkimi Evropian”, e ndërmorën për të hedhur themelet e një bashkëpunimi politik dhe ekonomik, të bazuar mbi mirëkuptimin dhe solidaritetin, dëshirën dhe paqen afat-gjatë për të rindërtuar së bashku Evropën e dërrmuar nga lufta, në mënyrë që Kontinenti të mos njihte më kurrë, si më parë, konflikte të përgjakshme.
Sot, ajo ëndërr dhe ai vizion vazhdon edhe më aktuale se kurrë më parë. Historia jonë e përbashkët na mëson se paqja dhe mirëqënia dhe mënyra e të jetuarit sipas standardeve më të larta dhe vetë demokracia që i prodhon ato, nuk mund të merren të mirëqëna. Deviza e kohës sonë, edhe në këtë pjesë me zemër të re të kontinentit të vjetër, Shqipërisë, mbetet vizioni i baballarëve të Unionit, i mbështetur në solidaritet dhe veprim të përbashkët, për ta çuar përpara këtë projekt politik, duke përfshirë të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, me një përspektivë të qartë në BE, duke e bërë kështu triumfues projektin në të gjithë kontinentin.

Sot, ne jemi më afër se kurrë objektivit tonë strategjik të anëtarësimit përmes procesit të hapjes së negociatave. Shqipëria dhe qeveria jonë ka arritur që përmes përpjekjeve titanike, të përmbushjen të gjitha prioritetet dhe kërkesave specifike, ku më madhorja është ajo e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. Këto janë realizuar falë edhe konsensusit kombëtar të të gjithë shqiptarëve.

Koha ka dëshmuar se rrugëtimi i BE në këto shtatë dekada, nuk ka qënë një fushë me lule. Projekti politik i Unionit është endur mes skepticizmit dhe europeizmit. Për këtë, sot, në të gjitha strukturat institucionale evropiane është hedhur në tryezën e debatit dhe diskutimeve tema mbi të ardhmen e Evropës, e cila synon të shtjellojë të gjithë problematikën dhe modernizimin e Unionit.
Ne jemi besimplotë se edhe vetë e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe e rajonit nuk do të kompromentohen në asnjë lloj skenari. Ne kemi të gjithë vullnetin politik për të punuar për këtë objektiv dhe realizimi i tij do të vijë natyrshëm si përmbushje e amanetit të paraardhësve tanë dhe detyrim ndaj brezave të rinj.
Stafeta jonë është në duar të sigurta, dhe këtu kam parasysh asetin tonë më të vyer kombëtar, gjeneratën e të rinjve dhe të rejave që do ta lartësojnë edhe më tej emrin, rolin dhe kontributin e Shqipërisë në familjen evropiane.

Gëzuar Ditën e Europës!”, tha ne mesazhin e saj Xhaçka

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si po hakmerret Donald Trump ndaj familjeve kryesore që drejtojnë Partinë Republikane
Previous article TERRORIZOHEN BANORËT/ Të shtëna me armë gjatë natës në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT