• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Me maskë anti-COVID dhe të përgatitur, ja si vidhen biçikletat në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Me maskë anti-COVID dhe të përgatitur, ja si vidhen biçikletat në Tiranë

8 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy të rinjtë fillimisht hynë qetësisht në lokal dhe pinë kafe së bashku. Njëri prej tyre mbante atlete dhe pantallona të zeza, triko gri, çantë të zezë, kapele të kuqe dhe një maskë antiCOVID, deri poshtë mjekrës. I dyti shfaqet duke pirë ujë, me atlete të zeza, pantallona bezhë, xhup të zi, me flokë të prera shkurt dhe i pa maskuar.

Njëri pas tjetrit dalin nga ambienti i lokalit dhe destinacioni i radhës është parkingu i pallatit, tek i cili kanë një mision shumë të veçantë. Në katin e nëndheshëm të një pallati në afërsi të Medresesë në kryeqytet, pranë një qendre tregtare, të rinjtë hyjnë të qetë dhe të pa ngacmuar nga askush. Synimi është vjedhja e biçikletave në brendësi të këtij parkingu. Siç shikohet nga pamjet njëri prej tyre afrohet tek vendi ku janë të lidhura shumë biçikleta, ndërsa tjetri ngjit shkallët për t’u siguruar që askush nuk ishte aty dhe do të punonin të qetë.

Nga çanta nxjerr materialet e nevojshme që duhen për të këputur çelësin. Ndërkohë që miku i tij ruan tek shkallët, arrin të këpus çelësin e parë. Pak çaste më vonë bashkohet edhe i dyti, i cili këput çelësin e dytë. Fusin edhe njëherë të gjitha materialet në çantë, marrin dy biçikleta dhe nisen. Dy hajdutët shfaqen sërish në pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit teksa dalin nga parkingu hipur mbi biçikletë dhe largohen bashkë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mesditën e 26 prillit, ndërsa dy hajdutët janë denoncuar në polici. Pavarësisht denoncimit, policia akoma nuk ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre, pavarësisht se fytyrat janë lehtësisht të dukshme në pamjet e kamerave të sigurisë.

Njëlloj si vjedhja e këtyre dy biçikletave, në komisariatet e Tiranës bëhen me dhjetëra denoncime të ngjashme në ditë. Një pjesë e tyre arrihen të zbardhen nga policia edhe me ndihmën e kamerave të sigurisë nuk kanë munguar edhe arrestimet, por çështjet e tyre pushohen kryesisht në prokurori. Vjedhja e biçikletave është kthyer në fenomen shqetësues, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve janë autor përdorues të lëndëve narkotike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAYERN MUNICH JANË VETËM 3 PIKË LARG TITULLIT KAMPION/ Trajneri Flick përgatit birrat: E shtymë mjaft festën…
Previous article NUK KANË MË BESIM TEK SULMUESI BELG/ Real Madrid e nxjerr në shitje, yllin Hazard e kërkojnë në Serie A

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT