• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA RRËZOHET NËSE…”/ Nishani: Kështu siç është PD s’bën dot gjë tani
Home
Politikë

“RAMA RRËZOHET NËSE…”/ Nishani: Kështu siç është PD s’bën dot gjë tani

7 May, 2021 F.autor Politikë

Bujar Nishani, ish-president dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, u shpreh se “Edi Rama rrëzohet nga pushteti vetëm nëse PD-ja reformohet dhe bëhet e besueshme për 1 milion shqiptarë”.

“Unë kam kërkuar marrjen e përgjegjësisë politike për rezultatin në zgjedhje, që nuk i dha qytetarëve atë që prisnin nga Partia Demokratike. Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë edhe më keq seç ka qeverisur në 8 vitet e fundit, përmes korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin.

Dhe PD-ja nuk arriti që ta mposhtë modelin e Edi Ramës. Zgjedhjet janë të grabitura, por kjo nuk është hera e parë që ndodh. Nuk ka dilemë që Edi Rama, që është përgjegjësi kryesor për garantimin e standardeve normale të zgjedhjeve, nuk do të ofrojë ndonjëherë zgjedhje normale.

Mekanizmi për ta rrëzur Ramën është politik dhe mund ta bëjë vetëm PD-ja. Por kjo parti nuk e bën dot këtë gjë kështu siç është. Modeli i Ramës rrëzohet vetëm nëse PD-ja reformohet dhe bëhet e besueshme për 1 milion shqiptarë”, tha Nishani.

“Rama mundet vetëm nga mobilizimi i shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Vota shitet nga një pjesë që nuk ka besim te fuqia e votës dhe te ndryshimi. Por, ka një shumicë shqiptarësh të heshtur që as nuk e shesin dhe as nuk e blejnë votën, por presin të binden nga një projekt politik. Në momentin që PD-ja nuk e bind këtë shumicë, nuk shkojnë të votojnë”, shtoi Nishani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ UEFA del me deklaratë: Ja 9 klubet që firmosën akordin për shkrirjen e Super League
Previous article GAFË NË STADIUMIN "ELBASAN ARENA"/ Shikoni se çfarë ka ndodhur pak përpara fillimit të sfidës Kukësi-Vllaznia (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT