• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Vala vdekjeprurëse e Covid-19 në Indi kërcënon botën
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Vala vdekjeprurëse e Covid-19 në Indi kërcënon botën

7 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Lideri i opozitës në Indi, Rahul Gandhi ka paralajmëruar se nëse nuk vihet nën kontroll vala e dytë vdekjeprurëse e Covid-19 në Indi kërcënon seriozisht vendin dhe pjesën tjetër të botës.

Në një letër dërguar Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, kreu i opozitës vendase i ka kërkuar atij që qeveria të hartojë një plan për t’u përgatitur për një bllokim tjetër kombëtar dhe për të nisur sa më shpejt një program vaksinimi.

Nëse pandemia nuk vendoset nën kontroll në Indi, që aktualisht ka marrë përmasa të frikshme, do të përbëjë rrezik të madh për vetë vendin por edhe për botën, ka paralajmëruar kreu i opozitës.

“Lejimi i përhapjes së pakontrollueshme të virusit në vendin tonë do të jetë shkatërrues jo vetëm për qytetarët tanë por edhe për pjesën tjetër të botës”, thotë Gandhi në letrën e tij dërguar Kryeministrit indian.

Në Indi tashmë është përhapur një variant i ri i Covid-19 i quajtur B.1.617 që është shumë infektiv.

Ky mutacion është shpërndarë edhe në shtete të tjera, të cilat kanë marrë masa duke kufizuar lëvizjet dhe duke bllokuar udhëtimet nga India. Sistemi shëndetësor në Indi është në kolaps për shkak të numrit të lartë të pacientëve të infektuar.

Shumë pajisje mjekësore, të tilla si respiratorë, janë dërguar si ndihmë nga shtete të tjera drejt Indisë për të përballuar emergjencën mjekësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Grabitet me armë biznesi i Presidentit Duka, personat hynë me leva dhe pistoleta
Previous article VETTINGU/ Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për gjyqtaren Marinela Osmani

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT