• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR FSHEHJE TË PASURISË/ SPAK kërkon sërish dënimin me 2 vite të Adriatik Llallës
Home
Breaking News

I AKUZUAR PËR FSHEHJE TË PASURISË/ SPAK kërkon sërish dënimin me 2 vite të Adriatik Llallës

7 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas ndryshimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar në gjykim të zakonshëm, SPAK kërkoi sërish dënimin e ish-Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla të akuzuar për për fshehje të pasurisë, me 2 vjet heqje lirie dhe përjashtimin nga  Shërbimi Publik për 5 vite.

Nga Edmond Hoxhaj

Ndryshimi i procedurës së gjykimit të çështjes penale në ngarkim të ish-kryeprokuorit Adriatik Llalla, nga ai i shkurtuar në të zakonshëm, nuk solli qëndrim ndryshe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Prokurori i çështjes, Klodian Braho kërkoi sërish të premten gjatë konkluzioneve përfundimtare shpalljen fajtor të Llallës për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Ashtu si në konkluzionet përfundimtare të paraqitura më 19 mars, Braho kërkoi dënimin e ish-kryeprokurorit me 2 vjet burg dhe si dënim plotësues përjashtimin nga Shërbimi Publik për 5 vite.

Pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 16 prill të revokojë vendimin e ndërmjetëm me të cilin ishte vendosur gjykimi i shkurtuar, Llalla nuk mund të përfitojë më uljen e 1/3-ës së dënimit.

Gjyqtarja e çështjes Daniela Shirka vendosi shtyrjen e seancës për t’i dhënë mundësi mbrojtjes për përgatitjen e konkulzioneve përfundimtare.

Sipas SPAK, Llalla akuzohet se e ka kryer fshehje të pasurisë tre herë. Një investigim i mëparshëm i BIRN tregoi se si Llalla transformoi një investim fillestar prej 16.3 milionë lekësh në prona me vlerë mbi 1 milionë euro përmes transaksioneve me një person të dënuar për vrasje, një biznesmen-fitues tenderi në Prokurori dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË RINJTË E BËNIN NË BREKË NGA IBRAHIMOVIC"/ Dos Santos: Unë preferoj stilin e këtij lojtari...
Previous article "DO TË THOTË SHUMË PËR MUA..."/ Media gjermane artikull për këngëtaren Dhurata Dora (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

A ËSHTË GJETUR BLEONA MATA PAS 16-VITESH? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht Aktualitet

A ËSHTË GJETUR BLEONA MATA PAS 16-VITESH? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht

E PËSON KEQ/ Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT