• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STËRVITJA “DEFENDER 21″/ Rama: Unikale në historinë e marrëdhënieve tona, vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krahë jush
Home
Politikë

STËRVITJA “DEFENDER 21″/ Rama: Unikale në historinë e marrëdhënieve tona, vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krahë jush

4 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur nga Durrësi në nisjen e stërivtjes ‘’Defender Europe 21’’ të NATO-s dhe vendeve aleatë.

Rama thotë se kjo stërvitje është unikale pasi shënon një ngjitje të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA dhe NATO.

Ai garanton SHBA-në dhe NATO-n se Shqipëria pavarësisht se në forca numerike nuk i ofron shumë aleancës, qëndron besnikërisht krah tyre.

‘’I dashur dhe shumë i dneruar gjeneral Ëalters, është një lumtur ie veçantë që të kemi këtu. Për vlerësimin për përpjekjen e veçantë kundër pandemisë.

Shumë i nderuar që të kemi kaq yje këtu. Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm , i punës së përbashkët. Ësthë pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. I vlerësojmë marrëdhëniet e shkëlqyera, fakti është se mund të jenë edhe ëm të shkëlqyera falë një besimi të madh, ndërveprimi reciprok.

Gjenerata jonë u rrit në gjysmën e jetës deri këtu me idenë se ju nuk duheshit lënë të shkelnit në këtë vend. U brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se jeni e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë, por mbarë botës.

Për gjeneratën tonë, është vërtet një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botëve, të asaj bote të vogël të errët dhe komplet të izoluar, dhe kësaj ku mund të mirëpresim me krenari e respekt, miqtë e partnerët tanë amerikanë.

Dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve, do doni të riktheheni përsëri. Shqipëria nuk është i këshilluar për të ardhur, për shkak të stereotipeve. Por kush vjen, dëshiron të rikthehet. Kam shumë besim që do të ndodhë edhe me ju. Jo vetëm në kapacitetin tuaj të lartë, por dhe miqve shumë të respektuar.

Besoj që ne të gjithë së bashku duhet të mbajmë parasysh, është t’i përcjellim gjeneratave të tjera këtë amanet për të ardhmen e vendit tonë, dhe botës së madhe që duan të jetojnë në liri e demokraci. Amanetin e kësaj marrëdhënie strategjike për lirinë e demokracinë, duke u investuar që të bëjmë më shumë për brezin e ri, ti japim brezit të ri, këtu, në rajon e kudo mundësinë që të mund të edukohet me vlerat, parimet e standardet e Forcave të Armatosura të NATO-s.

Shumë faleminderit, moment historik për ne, na mbush me krenari e përgjegjësi, do vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush, si një vend që nga pikëpamja numerike nuk ju ofrojmë shumë, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë unikale për botën tonë. Dëshirojmë të jemi gjithmonë e më të denjë, brenda kësaj aleance. Shumë faleminderit. Suksese në këtë stërvitje unikale në historinë e marrëdhënieve tona, për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë rajonit, dhe përtej saj kushdo që ka nevojë për përgjigje pë qëndrimin tonë në këta aleancë në krah të SHBA, dhe vendet e tjera që për lirinë e demokracinë paguajnë çdo çmim.’’- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITET DHE DHUNOHET MOTORISTI I NJË PIKE VALUTORE TE RRUGA E KAVAJËS/ Këto janë DETAJET e para nga vendngjarja
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Ambasadori Tarifa: Rezultati i saktë, më të mirat e 12 viteve të fundit…

s.autor

Postime të ngjashme

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg Aktualitet

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT