• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTA” KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ministrat e Jashtëm të G-7 mblidhen për bisedime në Londër
Home
Nderkombetare

“LUFTA” KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ministrat e Jashtëm të G-7 mblidhen për bisedime në Londër

3 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Londër për bisedime me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të G-7, me pandeminë e koronavirusit, Rusinë dhe Kinën midis pikave të mundshme të agjendës gjatë tre ditëve të punimeve të takimit.

Irani dhe Koreja e Veriut, programet bërthamore të të cilave kanë qenë në qendër të negociatave viteve të fundit, do të diskutohen në një darkë pune të hënën në mbrëmje.

Takimet e sekrtarit Blinken të hënën përfshijnë bisedime me ministrin e Jashtëm japonez Toshimitsu Motegi, ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut Chung Eui-yong, ministrin e Jashtëm të Bruneit II Dato Erywan Yusof, ministrin Indian të Punëve të Jashtme Subrahmanyam Jaishanka dhe sekretarin e Jashtëm Britanik Dominic Raab.

“Tetë vjet më parë Britania e Madhe, aleati ynë i domosdoshëm, priti për herë të fundit presidencën e G-7”, shkroi zoti Blinken në Twitter pasi mbërriti në Britani. “Është mirë të kthehesh mes partnerëve dhe aleatëve për këto diskutime”.

Ministria e Jashtme britanike tha se sekretari Raab dhe sekretari Blinken, do të këshillohen për Afganistanin, Iranin, Kinën dhe tregtinë, në takimin e tyre.

Bisedimet e ministrave të G-7 po hedhin themelet për një takim të nivelit të lartë të shefave të vendeve në qershor që do të mbahet gjithashtu në Britani.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se takimet e kësaj jave do të ishin një shans për të diskutuar “avancimin e rritjes ekonomike, të drejtat e njeriut, sigurinë ushqimore, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave”.

Përveç Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, G-7 përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë. Australia, India, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut dhe Brunei gjithashtu po marrin pjesë në bisedimet e kësaj jave.

Pas takimeve të G-7, sekretari Blinken do të udhëtojë në Ukrainë për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha në një deklaratë se sekretari Blinken do të “ritheksojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kufizimet e udhëtimit në BE pritet të hiqen së shpejti për të vaksinuarit
Previous article JEP LAJMIN E MIRË/ Gazetari zbulon kur KE do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për Shqipërinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT