• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA PËR KORRUPSION/ Shtypi britanik: Boris Johnson nuk arrin deri në fund të muajit
Home
Nderkombetare

AKUZA PËR KORRUPSION/ Shtypi britanik: Boris Johnson nuk arrin deri në fund të muajit

3 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të ishte “shumë i varfër për të vazhduar të jetë në krye të kësaj detyre”.

Kështu është shprehur një këshilltar i Downing Street i cili, në mënyrë anonime, i zbuloi gazetës “Sunday Times” se Johnson është në prag të largimit.

Sipas llogarive të bëra nga e përjavshmja, kryeministri është në telashe vazhdimisht nga problemet financiare që e ekspozojnë atë ndaj presioneve të të gjitha llojeve.

Dhe është pikërisht rreziku i shantazhit ndaj kryeministrit, ai që shqetëson botën politike britanike. Lista e shpenzimeve që rëndojnë në buxhetin personal të Johnson, është e gjatë.

Para së gjithash, është rinovimi i një apartamenti privat në Downing Street, në të cilin ai jeton me të dashurën e tij, Carrie Symonds: 58 mijë paund të paguara me kontributin (asnjëherë të deklaruar) të disa financuesve konservatorë të partisë.

Për orenditë e mobilieve, të zgjedhura siç duket nga Symonds, krejt ndryshe me stilin e Theresa May, kostoja do të kishte qenë 200 mijë paund (rreth 250 mijë euro).

Por ajo që rëndon mbi të gjitha, është kapitulli i lidhur me jetën private të Johnson: divorci shumë “i kripur” nga ish-gruaja e tij, Marina, gjashtë fëmijët “zyrtarë” për të mbajtur (por ka nga ata që përfshijnë në listë edhe fëmijë të tjerë përveç listës “zyrtare”), hipoteka prej mbi një milion e gjysmë euro për shtëpinë në jug të Londrës, në të cilën ai do të vendoset me Carrie-n dhe vilën e saj në Oxfordshire.

Shpenzime të rënda, me pak fjalë, përballë të ardhurave që kanë pësuar një ngadalësim të fortë: paga zyrtare për kryeministrin është 157 mijë stërlina në vit, e cila pas taksave, bie në 95 mijë (rreth 110 mijë euro), nga të cilat hiqen të paktën 10 mijë euro të tjera taksa për apartamentin në Downing Street, shpenzimet e vakteve personale të ‘BoJo’-së dhe të të gjithë mysafirëve të tij.

Një shifër e largët nga gjysmë milioni në vit që vlerësohet se ai ishte në gjendje të përfitonte përpara se të emërohej në krye të qeverisë: vetëm si opinionist për gazetën “The Telegraph”, ai fitonte mbi 300 mijë euro çdo vit.

Për të rregulluar gjërat dhe për t’u përpjekur të siguronte fondin e parave në fund të muajit, Johnson iu është drejtuar financuesve të Partisë Konservatore kujdestarët dhe trajnerët personalë janë gjithashtu në listën e shpenzimeve për t’u paguar).

Pas kësaj, ai ka kërkuar një kredi nga banka, asnjëherë e deklaruar zyrtarisht. Dhe pikërisht mbi transparencën, kanë lindur polemikat, me Laburistët që akuzojnë për skandal dhe korrupsion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PS NIS PROÇEDUARAT PËR SHKARKIMIN/ Meta: Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore
Previous article "META NUK ËSHTË LARGUAR KURRË NGA LSI"/ Lefter Koka rrëfen për sulmet e Presidentit ndaj djalit dhe vëllait të tij

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT