Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës. Mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga dhe një person ka mbetur i plagosur.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Qamil Demiri, 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili po transportohet në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.


