Aktori i njohur nga Kosova Muhamed Arifi është përfshirë në një aksident trafiku.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një nga akset më të frekuentuara në Kosovë.
Burime për Prive.al kanë bërë me dije se aksidenti ka qenë pa pasoja dhe kishte vetëm dëme materiale.
Akoma nuk dihet se kush ka qenë shkaku i aksidentit. Deri tani mësohet se aktori është në pritje të mbërritjes së policisë.


