• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË 4 MUAJ 20 VRASJE NË VEND/ Nga ekzekutimi i Sofisë tek Pjerin Xhuvani para zgjedhjeve
Home
Breaking News

NË 4 MUAJ 20 VRASJE NË VEND/ Nga ekzekutimi i Sofisë tek Pjerin Xhuvani para zgjedhjeve

2 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në katër muajt e parë të vitit 2021 janë regjistruar në total në të gjithë vendin 20 vrasje. E krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë pesë vrasje më shumë, ndërsa edhe këtë vit nuk kanë munguar atentatet mafioze.

Ishte ora 08:45 e mëngjesit. Një ndër zonat më të populluara të kryeqytetit u trondit. Të shtënat e mbytura të silenciatorit, të enjten e 25 shkurtit ishin në drejtim të 66-vjeçarit Behar Sofia i cili u vra përballë Piramidës, sapo kishte dalë nga banesa. Autori u largua qetësisht me biçikletë. Vrasja e Sofisë ishte vetëm një nga 19 të tjera në vend.

Nga 1 janari deri në 30 prill të paktën shtatë vrasje dyshohen si atentate me vrasës me pagesë të tipit mafioz. Në fokus të krimit janë sërish pikat e nxehta tradicionale, duke filluar nga Durrësi, për të vazhduar me Shkodrën, Fierin, Vlorën, Tiranën dhe Elbasanin. Interesant mbetet fakti që të gjitha vrasjet e këtij katër mujori të parë të çojnë në Fushë Krujë, aty ku gjenden pjesa më e madhe e vrasësve me pagesë.

Qyteti i Durrësit është tronditur dy herë gjatë kësaj kohe, ngjarje akoma të pazbardhura. Vrasja e Edmir Begut dhe pak kohë më vonë edhe e mikut të tij, Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi. Në Fier u vra Shkëlzen Kastrati në ditën e parë të shkurtit. Ngjarja është zbardhur, por pjesa më e madhe e autorëve janë në arrati. Në Vlorë u vra Gentjan Qarri, në mes të qytetit. Karikator plumbash u shkreh edhe në drejtim të Bardhok Pllanajt në Shkodër dhe vetëm pak ditë para zgjedhjeve u ekzekutua Pjerin Xhuvani në Elbasan.

Pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve kanë motiv prishjen e pazareve të drogës dhe hesapet e pambyllura. Gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar edhe krimi brenda familjes.

Në një raport të publikuar nga INSTAT, thuhet se viti i kaluar ka regjistruar në total 52 vrasje me dashje. Sipas këtij raporti vletor statistikash të kriminalistetit, 2020-a ka regjistruar 6 vrasje me dashje më pak se 2019-a, në të cilin janë regjistruar 58 vrasje. Por, 2020 njihet një vit më negativ se 2017-a dhe 2018-a, tek të cilët janë regjistruar përkatësisht 50 dhe 51 vrasje me dashje. Viti më i keq i vrasjeve në pesë vitet e fundit është 2016-a, në të cilin janë regjistruar 71 vrasje me dashje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIK I RËNDUAR DERI NË 15 KM/ Zhvillohet garë me makina në Fushë Krujë, dhjetëra qytetarë shijojë spektaklin
Previous article E FUNDIT/ Aksidentohet aktori i njohur shqiptar, përplaset me një makinë tjetër në rrugë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT