• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITI ARGJENDARINË/ Merret masa e sigurisë për 17 vjeçarin. Pak ditë para ngjarjes, familjarët e tij denoncuan në polici për…
Home
Breaking News

GRABITI ARGJENDARINË/ Merret masa e sigurisë për 17 vjeçarin. Pak ditë para ngjarjes, familjarët e tij denoncuan në polici për…

2 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjyqtarja Vjola Canaj e cila trajton veprat penale për të mitur, ka vendosur ta lërë në qeli të riun. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Në fillim të prillit rreth datës 7, sipas burimeve, familjarët kanë bërë denoncimin në polici pasi djali sipas tyre ka qenë i pleksur në shoqëri të keqe. Ata dyshonin se Martini 17-vjeç ishte pjesë e një grupi grabitësish kryesisht adoleshentë që drejtohen nga të tjerët.

Sipas Burimeve në policinë e Vlorës, familjarët e Kapllanajt pak ditë para ngjarjes kanë bërë denoncim në polici pasi i mituri ishte larguar prej ditësh nga shtëpia.

Mësohet se 17-vjeçari jetonte me shokët e tij në banesë në Vlorë ditë para ngjarjes.

Shkaku i cili e ka çuar drejtë krimit ka qenë shoqëria e keqe. Sipas burimeve mund të jenë dhe të rinj të tjerë pjesë e një grupi me Kapllanaj të cilët veprojnë me grabitje në qytet. Kapllanaj ka marrë arrest me burg këtë të diel për nenin 140, vjedhje me armë.

Ngjarja dhe dëshmia 

Shitësja e argjendarisë, e cila u grabit nga një person i armatosur ka treguar tmerrin që përjetoi në pak minuta.

“Hyri vetë, mos lëvizni tha, asgjë tjetër, ika dola nuk pashë çfarë mori”, u shpreh shitësja e dyqanit.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në bulevardin “Ismail Qemali” në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H.

Dëshmitar i kësaj ngjarja ka qenë edhe gazetari Enrik Mehmeti, i cili ka filmuar të gjithë momentin.  Autori Martin Kapllanaj ka qëlluar edhe me armë në ajër, duke terrorizuar qytetarët.

Njoftimi i policise

Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.
Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKZEKUTUA NË MAJ TË VITIT 2011/ Dhjetë vjet nga vrasja e Osama bin Laden (VIDEO)
Previous article COVID-19/ India regjistron rekord të viktimave me koronavirus brenda 24 orëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras Aktualitet

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg Aktualitet

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg

ZJARR TE “SYRI I KALTËR”/ Flakët përpijnë katër kioska tregtimi Aktualitet

ZJARR TE “SYRI I KALTËR”/ Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT