• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME MASKË OKSIGJENI DHE NË “LUFTË ME COVID-19/ Aktori Lajçi përkujton vajzën e ndjerë: Zot me çoi sëmundjen e dy lule te varri nuk… (FOTO)
Home
Sociale

ME MASKË OKSIGJENI DHE NË “LUFTË ME COVID-19/ Aktori Lajçi përkujton vajzën e ndjerë: Zot me çoi sëmundjen e dy lule te varri nuk… (FOTO)

2 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, i cili ndodhet i shtruar në repartin e Pulmonolgjisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore post-Covid, ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë në ditën e lindjes së saj.

Me anë të një postimi në Facebook, teksa shihet i shtruar në spital, Lajçi drithëron me fjalët kur shprehet se për shkak të sëmundjes, nuk mundi dot të shkojë te varri i vajzës as për t’i çuar edhe dy lule. Bubulina ishte aktore me profesion dhe ishte vajza e vetme e aktorit dhe është ndarë nga jeta rreth 4 vite më parë.

‘Gëzuar me ëngjëjt! A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën, e m’ktheu n’repartin e veremlive,(siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë!

E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?

Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!

Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma!

Mbramë e përfundova rolin e Zekës, të rexhizori Valter, atje n’Ujëz, buzë Drinit, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marrë frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!

M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!

Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!

Mbramë, (n’skenën e fundit t’filmit), djemve t’ilegales iu thashë: Ma e randësishme asht jeta e Levizjës Qëndresa se jeta e nji plaku, prandaj gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!

Bubulinë, gëzuar me ëngjëjt!

P.s

Harrova

Prap ma morën strishon n’hundë, mos rastësisht m’ka marrë virusi për të tretën herë!

Veç n’qoftë indiani tash, se ky anglezi iku para nji mueji, e kinezi n’shkurt, kur fitoi Kopilani!

Pulmologji, 02.05.2021′- shkruan Lajçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSPEKTIM NË LUNGOMARE 2 NË VLORË/ Rama: Vijon puna papushim për ta pritur sezonin turistik, me një plazh të ri... (VIDEO)
Previous article E PAZAKONTË NË FLORIDA/ Krokodili 3 metra i gjatë zbarkon në rrugë. Krijohen radhë të gjata trafiku (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras Aktualitet

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg Aktualitet

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg

ZJARR TE “SYRI I KALTËR”/ Flakët përpijnë katër kioska tregtimi Aktualitet

ZJARR TE “SYRI I KALTËR”/ Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT