• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE KEMI FITUAR NJË SHUMICË ABSOLUTE”/ Rama për “la repubblica”: Revolucion digjital dhe anglishtja që në klasën e parë, kështu ndryshoj Shqipërinë
Home
Politikë

“NE KEMI FITUAR NJË SHUMICË ABSOLUTE”/ Rama për “la repubblica”: Revolucion digjital dhe anglishtja që në klasën e parë, kështu ndryshoj Shqipërinë

2 May, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Ne do të bëjmë një revolucion digjital dhe që nga shtatori 2022 të gjithë fëmijët shqiptarë do të studiojnë me detyrim anglishten që nga klasa e parë, thotë kryeministri Edi Rama, duke i treguar ”La Repubblica”-s me një italishte të përsosur se si do të ndryshojë Shqipëria, kur ai sapo i ka rimarrë çelësat e qeverisë në dorë, shkruan Paolo Brera për gazetën e njohur italiane ”La Repubblica”.

Në mandatin e tretë radhazi, Partia e tij Socialiste fitoi 74 nga 140 vende. ”Italia është partneri ynë kryesor, por unë do të doja të shihja më shumë investime në sasi dhe mbi të gjitha në cilësi”, thotë Rama.

Ka stërfituar. A do të qeverisë me mbështetjen e socialdemokratëve të Tom Doshit, i regjistruar në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion?

”Hera e tretë ishte më e vështira, por është edhe më e bukura. Ne kemi fituar një shumicë absolute, kështu që nuk kemi nevojë për mbështetje. Ndoshta mund të kishim një diferencë më të madhe, por këtë herë Shqipëria votoi me një sistem të ri zgjedhor, me lista dhe preferenca gjysmë të hapura dhe kishte shumë vota të pavlefshme. Shumë njerëz nuk kuptuan se si të votonin, ata na zgjodhën ne si parti, por u dhanë përparësi kandidatëve të tjerë dhe vota iu quajt e pavlefshme”, thotë Rama.

Opozita ju akuzon për mashtrim dhe shitblerje të votave.

”Këtë herë kemi pasur katër ose pesë sondazhe dhe ndryshe nga e kaluara, të gjitha ishin në përputhje me rezultatin. ”Piepoli” ia qëlloi tamam, por dhe anketuesit grekë që punuan për Euronews Albania patën paralajmëruar rezultatin. Raporti paraprak i OSBE-së është pozitiv dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare përmes përfaqësimeve të ndryshme ka ndjekur dhe konfirmuar rregullsinë e zgjedhjeve”, thotë Rama.

”Fatkeqësisht, opozita nuk është në gjendje të dalë nga ky qëndrim, që e bën që ajo të humbë zgjedhje pas zgjedhjesh. Janë zgjedhjet e pesta radhazi dhe ata ende nuk arrijnë të kuptojnë: Në vend që të reflektojnë mbi veten e tyre, ata përqendrohen në konfrontim dhe akuza kundër nesh”, thekson ai. ”Dhe përsëri humbin. Sidoqoftë, këto zgjedhje japin një mesazh: kur e majta moderne është e organizuar mirë, është po aq e pamposhtur sa Interi i Mourinhos”, përfundon Rama intervistën për gazetën e njohur italiane ”La Repubblica”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ "The Economist": Tronditja e tregjeve të punës
Previous article AKUZON BASHËN PËR HUMBJEN NË ZGJEDHJE/ Kandidatja e LSI: Kishte skenaret e veta, jo të opozitës

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT