• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ India regjistron mbi 400 mijë raste të reja me COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ India regjistron mbi 400 mijë raste të reja me COVID-19

2 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në Indi, një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), numri i rasteve të reja ditore me virus ka tejkaluar shifrën 400 mijë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.523 personave në 24 orët e fundit numri i viktimave shkoi në 211.853. Ndërsa me 401.993 raste numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 19.164.696.

Ndërsa numri i personave të prekur nga virusi që vazhdojnë trajtimin arrin në 3.268.710. Më tej thuhet se vazhdon rritja e shpejtë e rasteve me COVID-19 që filloi në muajin prill.

Rasti i parë me COVID-19 në Indi u regjistrua më 30 janar 2020 ndërsa numri i rasteve ditore duke u rritur brenda vitit më 16 shtator arriti deri në 97.859 raste.

Që nga kjo datë e cila ishte kulmi periodik i pandemisë numri i rasteve ditore filloi të bie. Me një rënie të vazhdueshme gjatë 4.5 muajve rastet ranë deri në 8.587 më 1 shkurt.

Pas valës së parë, kurba e rasteve ndoqi një hark të fortë lart në muajin shkurt, duke krijuar një valë të re shumë më të madhe se e para.

Numri i rasteve shkoi mbi 100 mijë më 4 prill, mbi 200 mijë më 15 prill, mbi 300 mijë më 21 prill dhe që nga dje mbi 400 mijë.

Në proporcion me rritjen e rasteve u rritën edhe vdekjet lidhur me virusin. Më 20 prill vdekjet ditore lidhur me virusin u rritën mbi 2 mijë dhe që nga 27 prilli tejkaluan mbi 3 mijë.

India ende është vendi ku shënohen më shumë raste dhe vdekje ditore në botë.

Numri i vaksinave të aplikuara arrin në rreth 155 milionë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i vaksinave të aplikuara në vend ka arritur në 154.989.635 doza.

Pas SHBA-së dhe Kinës, India është vendi ku janë aplikuar më shumë vaksina në botë kundër COVID-19.

Në mënyrë që vaksinimi të jetë më efektiv për parandalimin e përhapjes së virusit, planifikohet që popullata e grupmoshës 18-45 vjeç që nuk janë përfshirë në vaksinim të fillojë vaksinimi i tyre duke filluar që nga sot.

Cilësia infektuese e virusit përhap lloje të reja

Në Indi llojet e COVID-19 që rritën infektimet duke pësuar mutacion parashikohet se kanë qenë efektiv në rritjen e rasteve në kohët e fundit.

Kryesisht 3 lloje mutacionesh që janë shfaqur në Afrikën e Jugut, Britani të Madhe dhe Brazil shihen si burim shqetësues nga ekspertët. Këto mutacione të virusit u gjetën në 7 për qind të 11 mijë mostrave të virusit, sekuencat gjenetike e të cilave janë nxjerrë që nga 30 dhjetori 2020 në Indi.

Ndërkohë ë Indi ka shkaktuar shqetësime përhapja e një mutacioni të ri të shfaqur dhe i cili është emërtuar si “Mutant i dyfishtë”.

Ministri indian i Shëndetësisë, Harsh Vardhan në një deklaratë më 8 prill pranoi se lëvizjet masive dhe mungesa e masave për pakësimin e distancimit fizik kanë qenë efektive në rritjen e rasteve/AA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URON BESIMTARËT ORTODOKSË/ Ruçi: Gëzimi i Pashkëve shpërndahet si drita e diellit, largon dëshpërimin dhe ringjall shpresën
Previous article KREMTOHEN PASHKËT ORTODOKSE/ Ora policore zhvendos meshën në mëngjes, besimtarët rikthehen në Kisha

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT