• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PARAJSAT FISKALE”/ Pakënaqësi në Zvicër për deklaratën e Joe Biden
Home
Nderkombetare

“PARAJSAT FISKALE”/ Pakënaqësi në Zvicër për deklaratën e Joe Biden

1 May, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Një deklaratë e presidentit amerikan, Joe Biden, nuk është pritur mirë në Zvicër. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha pak ditë më parë se shumë kompani e përdorin Zvicrën dhe dy vende të tjera si parajsa fiskale. Por në Zvicër, Departamenti Federal i Financave e cilësoi një pretendim të tillë “të papërshtatshëm dhe plotësisht të vjetëruar”.

“Shumë kompani shmangin taksat përmes parajsave tatimore në Zvicër, Bermuda dhe Ishujt Kajman”, tha Biden të mërkurën gjatë fjalës së tij në Kongres, kur u bëri thirrje të pasurve dhe korporatave të paguajnë taksën që u takon.

Zvicra ka pasur prej kohësh reputacion si parajsë për evazorët nga vende të tjera. Por një reformë e vitit 2019 shfuqizoi të gjitha modelet e taksave të kritikuara nga OECD-ja.

“Ne e raportuam këtë në Thesarin e SHBA-ve javën e kaluar, pasi kjo nuk është hera e parë që administrata e re i bën këto deklarata”, citohet nga Euronews, Isabelle Roesch, zëdhënëse e Departamentit të Financave në Zvicër.

Ndërsa Biden përmendi vendet që bëjnë të mundur llogaritë offshore, aktivistët kundër korrupsionit thonë se edhe vetë SHBA duhet t’i shqyrtojë rregullat që ndihmojnë evazorët.

Rrjeti i Drejtësisë Tatimore me qendër në Londër vitin e kaluar i renditi Shtetet e Bashkuara si vendi i dytë më i madh që bën të mundur sekretin financiar, pas Ishujve Kajman dhe përpara Zvicrës.

Delaware, shteti që Biden përfaqësoi në Senat për 36 vjet, ka reputacion ndërkombëtar si vendi që u bën të mundur kompanive dhe individëve të pasur të fshehin emrat e atyre që njihen si përfituesit fundorë të kompanive-guackë të regjistruara atje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET PËRRALLORE/ Njihuni me jahtin më luksoz me hidrogjen në botë, i blerë nga Bill Gates
Previous article MERO BAZE/ Lulin e duan të gjithë, përveç demokratëve

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT