• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA: Gjyqësori në Maqedoni mes të kaluarës dhe reformave për integrimin
Home
Rajon

ANALIZA: Gjyqësori në Maqedoni mes të kaluarës dhe reformave për integrimin

7 January, 2018 Redaktor1 Rajon

Pushteti gjyqësor, ndër më të kritikuarit në tre vjetët e fundit, ende është larg pritjeve për pavarësi dhe efikasitet në punën e tij.

Tashmë institucionet, si Qeveria ashtu edhe Kuvendi kanë vënë prioritetet e tyre për miratimin e zgjidhjeve ligjore brenda dy muajve të ardhshëm, që janë në përputhje me rekomandimet e Brukselit, si në Prokurori ashtu edhe Këshillin Gjyqësor, por edhe për kërkesat e Prokurorisë Speciale, për të cilën ende nuk ka një zgjidhje se si do të punojë në të ardhmen pas skadimit të afatit për ngritjen e padive ndaj zyrtarëve të inkriminuar.

Pas ndërrimit pushtetit në qershor të vitit të kaluar, Prokuroria e rregullt, por instancat tjera si Gjykata Penale, Gjykata e Apelit, si dhe ajo Supreme, ndryshuan formën e veprimit duke miratuar të gjitha masat e kërkuara nga Specialja, por edhe duke ngritur vetë padi të shumta penale, gjë që nuk e bënin deri sa në fuqi ishte pushteti i kaluar.

“Këshilli Gjyqësor tani vetëm se ka ndërruar kapelën dhe plotëson dëshirat e pushtetit aktual, që është veprim shumë i keq. Pra, ky këshill i cili deri para qershorit punonte për pushtetin e kaluar, tani punon për pushtetin e tanishëm. Ende nuk është ndërruar asnjë anëtar i këtij këshilli, që vlerësoj se është një ndër burimet e së keqes për gjendjen, në të cilën ndodhet Gjyqësori kur dimë se këshilli bën emërimin e gjykatësve në të gjithë vendin”, thotë Zvonko Davidoviq, njohës i çështje juridike dhe avokat në shumë procese gjyqësore.

Ai thotë se ligjet edhe tani që janë në fuqi nuk janë të këqija, por se duhet vetëm zbatimi i tyre. Pavarësisht kësaj, Davidoviq thotë se edhe zgjidhjet e reja ligjore do të jenë të pamjaftueshme nëse reforma nuk do të jetë thelbësore, pra paralelisht të kërkohet edhe përgjegjësi për të gjitha ata punonjës që kanë shkelur apo nuk kanë respektuar ligjin.

“Është shumë lehtë të thuhet se do të kemi reforma. Po, por reformat nuk nënkuptojnë vetëm se miratimin e ligjeve. Deklarativisht shohim vullnet, por këtë nuk e shohim në teren. Nëse këtë nuk e ndryshojmë dhe nuk kërkojmë përgjegjësi nga njerëzit që e bëjnë këtë, nuk do të ketë asgjë prej reformave”, thekson Davidoviq.

Edhe profesori i së Drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu, thotë se duhet ende shumë punë për t’i realizuar pritjet për reforma përmbajtjesore dhe efektive, në dobi të qytetarëve dhe shtetit që synon integrimin euroatlantik.

“Lëvizje ka, por nuk do të thotë se ato janë realizuar në tërësi. Që kjo të ndodhë, është e nevojshme që të intervenohet në ligjet e sferës së jurisprudencës dhe pastaj të veprohet me hapa konkretë. Në popull ende mbizotëron mendimi se në Gjyqësor ka pasur procese të montuara, në Gjyqësor nuk ka pasur kualitet dhe efikasitet në punë, në Gjyqësor kemi persona që janë të komprometuar dhe të përfshirë në krime të rënda, pa anashkaluar këtu edhe korrupsionin. Këto dukuri patjetër duhet të eliminohen”, vlerëson Kadriu.

Reformat e nisura janë pjesë e një raporti të ekspertëve të Bashkimit Evropian, i udhëhequr nga gjermani Rainhard Pride. Nëse reformat e nisura do të jenë të suksesshme dhe efikase, do të dihet në prill kur pritet të publikohet raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit.

(REL)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'Çdo ditë është dhuratë': Njihuni me LETRËN e 27-vjeçares që i përloti të gjithë
Previous article LORENC VANGJELI/ Nga Gutenbergu tek Zuckerbergu, bota ndryshe e Ramës dhe Bashës

Redaktor1

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT