• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS FITON EDHE NJËSINË 7/ Veliaj: Nuk e ulim kokën, kjo është provë se Reforma në Drejtësi do vazhdojë
Home
Zgjedhjet 2021

PS FITON EDHE NJËSINË 7/ Veliaj: Nuk e ulim kokën, kjo është provë se Reforma në Drejtësi do vazhdojë

27 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

Drejtuesi politik i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, jep lajmin se PS ka fituar edhe Njësinë nr. 7 në kryeqytet.

Në fjalën e tij nga selia rozë, Veliaj tha se fitorja në këtë njësi, e drejtuar nga Etilda Gjonaj, tregon se Reforma në Drejtësi do të vazhdojë.

“Jam sot shumë krenar për Etildën, Aldrinin, skuadrën tonë të mrekullueshme, për burrat dhe gratë, që kanë thyer një rekord, me një rezultat shumë më të mirë se dy zgjedhjet e fundit. Përveç atij ngacmimit që shumë njerëz thonin se nuk fitohet me goca të mira Njësia 7, por duhen cuna të fortë, prova se nuk dështon Reforma në Drejtësi është fitorja jonë në Njësinë 7. Unë e di që beteja jonë nuk ka mbaruar dhe reforma në drejtësi është kantier, këtu përballë ka edhe trafikantë droge, që kemi sfida pafund, por çështja është se tërhiqemi nga të gjithë ata që preken nga reformat tona apo vazhdojmë të ecim përpara. Kush mendoi se duke vënë një vajzë të mirë, të shkëlqyer, familje, e përgjegjshme, dhe e pa këtë si dobësi, sot kuptoni që ne jemi më të fortë se kurrë. Të jesh i mirë nuk është dobësi, të jesh i ndershëm e i sjellshëm nuk është dobësi, të jesh punëtor nuk është dobësi, nëse dikush kishte nevojë për një provë, fitorja e Etildës në Njësinë 7 është prova. Ne nuk e ulim kokën, nuk e pranojmë të keqen të na sundojë. I falënderoj të gjithë me gjithë zemër, e sidomos patronazhistët tanë të mrekullueshëm. Do ketë më shumë drejtësi nga fitorja e Etildës”, tha Veliaj.

E emocionuar, Etilda Gjonaj dha një mesazh falënderues për mbështetësit, teksa tha se “Falënderoj ata që besuan te PS, duke i dhënë mandatin e tretë për të qeverisur vendin. Një falënderim për gjithë ekipin tonë, për të deleguarit, patronazhistët, anëtarët e FRESSH, numëruesit, që me shumë kurajo përfunduan një proces të jashtëzakonshëm. Falënderoj edhe familjen time, në veçanti bashkëshortin dhe djalin tim. Në këtë fitore ne do të vazhdojmë të gjitha reformat, për të konsoliduar demokracinë në këtë vend”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, 28 vitkima dhe 450 raste të reja me Covid-19
Previous article VIDEOLAJM/ Asnjë MANDAT, kur Kryemadhi deklaronte: Fitorja fillon nga... Elbasani

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT