Rrudhja dhe rënia drastike e Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se nuk po ndalet në keto zgjedhja teksa procesi i numerimit është drejt fundit.
Aktualisht, LSI ka arritur te sigurojë vetëm 4 mandate në të gjithë Shqipërinë duke humbur ne momentet e fundit një në Elbasan dhe një në Durrës.
Po bëhet virale një video e Monika Kryemadhit pak ditë më parë teksa shkruan dhe thotë se fitorja do nisi nga Elbasani.
Siç duket edhe në rezultat, kjo nuk ndodhi madje konsiderohet një disfatë e madhe për këtë lëvizje duke konsideruar edhe faktin se kryetarja e LSI ishte edhe kandidate në këtë qark.
AlpeNews.al



