• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET, MINUTË PAS MINUTE/ Mbyllet provesi i VOTIMIT, si paraqitet situata në gjithë vendin
Home
Zgjedhjet 2021

ZGJEDHJET, MINUTË PAS MINUTE/ Mbyllet provesi i VOTIMIT, si paraqitet situata në gjithë vendin

25 April, 2021 s.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Zgjedhjet 2021

Mëngjesin e sotëm kanë nisur zgjedhjet parlamentare, ku 5199 qendra votimi janë hapur për 3 milionë e 588 mijë e 869 shqiptarë.Në çdo Qendër Votimi janë instaluar pajisje elektronike, të cilat do të kryejnë identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Nga ora 7:00 deri në 19:00 kutitë e votimit do të jenë të hapura për të gjithë ata që do të duan të zgjidhin ligjvënësit e katër viteve që vijnë.

Alpenews.al ju sjell më poshtë orë pas ore incidentet dhe vijimin e votimeve në të gjitha qytetet e vendit.

****************************************************************************************************************************

Ora 19: 00/ Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në vendin tonë, ku u votua për zgjedhjen e parlamentit të ri. Ndonëse në disa qendra ka ende qytetarë që presin të votojnë, pritet konfirmimi nga KQZ nëse do të ketë shtyrje të orarit për këto raste.

Ora 18:58/ Në Burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit kanë ushtruar të drejtën e votës deri në këto momente 52 nga 79 të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë IEVP.

Ora 18:48/ Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 45.40% në rang vendi. Janë 1920 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total.

Ora 18:22/ Një qytetar ka thyer xhamat e një qendre votimi në shkollën ‘Hamit Mullisi’ në lagjen ‘5 Maj’ në Elbasan.

Ora 18:12/ Është ndërprerë për pak minuta energjia elektrike në qytetin e Pogradecit, por megjithatë kjo nuk ka sjellë pengesë në vijimin e procesit të votimit.Sipas kryetarit të KZAZ Pogradec në lidhje me këtë defekt u lajmërua KZAZ-të paraprakisht, ndërsa puna vijoi normalisht me aparaturat të cilat janë të pajisura me bateri.

Ora 17:58/ Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 43.69% në rang vendi. Janë 1878 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total.

Ora 17:51/ Një qendër votimi në një fshat Kavajë është mbyllur rreth 3 orë përpara orarit zyrtar, pasi nuk ka votues.Komisioneri u shpreh për mediat, se nuk ka njerëz të tjerë për të votuar dhe se po rrinte kot prej 5 orësh. Edhe pse ligji e detyron të qendrojë në detyrë deri në 19:00, ai vendosi ta mbyllte qendrën e votimit.

Ora 17: 40/ Përfundon procesi i votimit edhe në burgun e Drenovës në Korçë. Në total nga 465 të dënuar, kanë votuar 110 të dënuar, ndërkohë që 183 të tjerë nuk kanë mundur dot. Kjo pasi i ka kapur ligji i dekriminalizimit

Ora 17:33/ Ka përfunduar procesi i votimit në Burgun e Fierit. 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar sot në mjediset e burgut, nga 256 të burgosur me të drejtë vote.

Ora 16:44/Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha ka dhënë detaje mbi situatën e procesit zgjedhor, ndërsa shprehet se deri më tani procesi i votimit, përveç disa incidenteve të vogla, ka vijuar normalisht.Ajo ka bërë me dije se deri në orën 16:00, në rang kombëtar, në bazë të rezultateve të publikuara nga disa nga qendrat e votimit, numri i pjesëmarrësve ka shkuar në 38.04 %.

Ora 16:32/ Detaje nga sherri në Maliq

Çifti Avdolli ka treguar për mediat se pse ndodhi sherri në Maliq, ku u goditën me karrige nga vëzhguesi i PD.Të gjakosur në fytyrë dhe kokë, ata tregojnë se u futën me nënën e tyre të sëmurë për të votuar.Sipas tyre, nëna është shtyrë nga dy djemtë e kryeplakut të fshatit Vishme në Maliq dhe këtu ka nisi sherri.

Ora 16:15/ Policia shpall në kërkim qytetarin me iniciale Sh. T, 54-vjeç i cili pas procesit të votimit, fotografoi votën në qytetin e Vlorës.

Ora 15:55 / Vëzhguesi i Partisë Demokratike, Gledis Adri ka goditur një çift bashkëshortësh simptizantë të PS-së në Vashtmi, në qytetin e Korçës.Çifti Avdolli janë dërguar në Spitalin e Korçës, pasi kanë marrë dëmtime në kokë, por janë jashtë rrezikut. Ndërkohë që po marrin ndihmën mjekësore.

Ora 15:44/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se deri në orën 14:00 kanë votuar 35. 63 përqind e personave sipas të dhënave që janë marrë nga qendrat e votimit.

Pjesëmarrja deri në orën 14:00 për qarqet e vendit vijon si më poshtë:

Berat 33.35 % – Dibër 41.13 % -Durrës 32.91 %- Elbasan 37.12 %-Fier 34.48 % -Gjirokastër 34.03 % -Korçe 33.49 % -Kukës 37.72 % -Lezhe 33.95 % -Shkodër 30.63 % -Tiranë 39.77 % -Vlorë 25.86 %

Ora 15: 05/ Procesi i votimit është bllokuar në 3 qendra votimi në njësinë administrative Lekbibaj në Tropojë.Shkak është bërë përplasja fizike mes komisionerëve dhe anëtarëve të qendrave të votimit.

Ora 14:56/ Një person është vënë në pranga në Shkodër, pasi ka tentuar që të fotografojë fletën e votimit. Mësohet se policia ka marrë një njoftim nga Komisioni i Qendrës së Votimit, se në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili”.

Ora 14:45/ Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha sot se problemet e hasura në disa qendra votimi nuk përbëjnë rrezik për procesin e zgjedhjeve.Ai shtoi se në 144 Qendra Votimi, identifikimi po bëhet manualisht dhe ka disa rastet sporadika ku është pezulluar votimi.Celibashi dha edhe një lajm gjatë konferendës për mediat. Ai u shpreh se aplikacioni i KQZ është sulmuar.

“Aplikacioni i KQZ ëhtë sulmuar. Po punohet për ta zgjidhur problemin e shkaktuar. Disa qendra votimi nuk raportojnë rregullisht” – tha kreu i KQZ.

Ora 14:50 Një tjetër person është kapur sërish duke  fotografuar votën në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Industriale në Vlorë, ku komisionerët e kanë mbajtur në procesverbal.

Ora 13:50/ Nga të dhënat e gjeneruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 31. 87% e shqiptarëve kanë votuar deri në orën 13:00.Ndërkohë që nderi në mesditë kishin votuar 27.5%.

ORA 13:12/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 llogaritet 27.18%. Sipas KQZ-së, për këtë rezultat kanë raportuar 47 qendra votimi nga 5199 gjithsej në të gjithë vendin.

Ora 12:58/ Në fshatrat Kolësh dhe Morinë verifikimi i votuesve është duke u bërë në mënyrë manuale, pasi pajisjet e verifikimit elektronik nuk janë duke punuar.

Ora 12:53/ Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Kontiana Kuçi ka shkaktuar tension në lagjen numër 5. Kuçi ka hyrë në ambientet e qendrës së votimit, e shoqeruar me truproja dhe i ka ushtruar presion komisionerëve dhe votuesve të kësaj lagjeje në Durrës.

Ora 12: 24/ Një tjetër incident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi. Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së çka ka sjellë edhe tensionim të situatës.

Ora 12: 22/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare do të publikojë të dhënat për pjesëmarrjen e votimeve gjatë ditës së sotme.Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 11:00, është 20,12%.Deri tani Tirana është qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime.

Ora 12:21/ Në Libonik ka rreth 1 orë që është pezulluar votimi, me urdhër nga KQZ. Sipas burimeve bëhet me dije që ka pasur debate midis komisionerëve të PS dhe PD.

Ora 12:00/ 20 qytetarë janë proceduar penalisht për një incident që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35në Divjakë. Policia thotë se mori një telefonatë për ndihmë nga një qytetare e cila ishte shprehur se përreth banesës së saj ka grumbullim personash  dhe automjetesh.

Ora 11:49/ Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shemsi Prençi ka shkaktuar tension në shkollën 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Durrës ku po votohet për zgjedhjet elektorale.Ai është shfaqur i shoqëruar nga truproja personal duke i bërë pritë qytetarëve

Ora 11:45/ Policia e Shkodrës ka shoqëruar një person, i cili ka fotografuar votën e tij. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në lagjen “Tophane”.

Ora 11:38/ Një 30 vjeçar në Tiranë është shoqëruar në komisariat pasi votoi  PD-në më pas LSI-në  e fotografoi 2 herë fletën.

Ora 11:29/ Liri Dema pjesë e LSI-së është kapur në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor në qytetin e Vlorës, gjithashtu edhe kandidati i PD-Së, Bujar Leskaj

Ora 11:22/Një incidentka ndodhur në gjimnazin “ Andon Zako Çajupi” në Tiranë. Raportohet se një qytetar, i identifikuar si Granit Sulko është kapur nga komisionerët duke fotografuar votën.

Ora 11:17/ Në vetëm 142 qendra votimi nga 5199 gjithsej në të gjithë vendin ka probleme me procesin e identifikimit elektronik dhe procesi po bëhet manualisht.

“Kemi pasur disa probleme të karakterit teknik. Kjo është një pajisje që përdoret për herë të parë në Shqipëri. Por parë në tërësinë e vet.  Procesi i identifikimit elektronik duhet të vazhdojë edhe nëse printeri i pajisjes nuk funksionon, tha Celibashi.

Ora 10:42/ Në Libonik të Korçës ka rreth 1 ore që është pezulluar votimi, me urdhër nga KQZ, pasi komisionerët e PD marrin vulat dhe ia mbathin nga Qendra e Votimit.

Ora 10:30/ Probleme me paisjen e identifikimit elektronik, ndërpritet procesi i votimit për 1 orë në Ersekë

Ora 10:09/ Dy persona janë kapur me celularë në duar për të fotografuar votën, duke bërë që të pezullohet procesi i votimit për pak minuta në 2 qendra votimi. 1 në Gjirokastër dhe 1 Vlorë.

Ora 08:40/ Në orën e parë të procesit të votimit në të gjithë vendin në 711 qendra votimit që kanë dërguar të dhënat në KQZ  kanë votuar 2.88% e shqiptarëve

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJESTI HEROIK I KLODJANIT NË SHESHIN "SKËNDERBEJ"/ BBC i bën jehonë veprimit të tij: U hodh i pari përmes dritares
Previous article DITË ZGJEDHJESH NË VEND/ Vjen avioni i parë me turistë në Shqipëri, kompania private zbret pasagjerët (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT