• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Njihuni me ndikimin e mbipeshës në plakjen e trurit
Home
Shëndet

STUDIMI/ Njihuni me ndikimin e mbipeshës në plakjen e trurit

24 April, 2021 s.autor Shëndet

Një studim i fundit, ka zbuluar se përmbajtja e lëndës së bardhë në trurin e një personi me moshë mesatare mbipeshë është e ngjashme me atë të një moshuari. Thënë troç, mbipesha ka shumë efekt në trurin e një personi. Lënda e bardhë është përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve të ndryshme dhe të vazhdueshme në tru.

Ajo shërben për të lehtësuar komunikimin në mbarë trupin. Humbja e lëndës së bardhë korrespondon me shfaqjen e sëmundjeve mendore siç janë Parkinson, Alzheimer, skleroza e shumë të tjerë. Rrjedhimisht, mbipesha ka fuqinë të dëmtojë fort trurin. Ekspertët thonë se nivelet globale të mbipeshës janë në rritje. Sipas tyre, pasojat në shëndet të mbipeshës janë shumë serioze.

Të Dhënat E Studimit Për Mbipeshën
Studiuesit mblodhën të dhënat për 473 pjesëmarrësish në studim. Pjesëmarrësit kishin pesha të ndryshme trupore. Më pas ata u ndanë në grupe në varësi të peshës. Duke analizuar treguesit e lëndës së bardhë, studiuesit kuptuan se njerëzit që janë mbipeshë kanë sasi të pakëta të kësaj lënde. Sipas tyre, sasia e lëndës së bardhë në trurin e një personi mbipeshë është e barabartë me atë të një personi 10 vjet më të vjetër.

Mbipesha dhe Inteligjenca
Pas përmbledhjes së të dhënave, truri është i brishtë kur njeriu është i rritur por mbipesha nuk ka asnjë ndikim në zgjuarsinë e njeriut apo në funksionet mendore. Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse lënda e bardhë mund të rimëkëmbët plotësisht pas rënies së peshës, por ky zbulim hedh dritë mbi një çështje shumë të diskutueshme. Nga ana tjetër, studimet thonë se aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm kundër mbipeshës. Çdo lloj aktiviteti fizik ka një ndikim shumë pozitiv në shëndetin mendor. Disa studime kanë arritur në konkluzionin se aktiviteti fizik i çdo lloji ka një rol përcaktues në jetëgjatësinë e njeriut./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR KRIME LUFTE/ Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 53-të në burgun e Hagës
Previous article SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Gjermania rikthen sërish bllokimin kombëtar

s.autor

Postime të ngjashme

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara Shëndet

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT