• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA E ELBASANIT/ Në celularët e 10 paramilitarëve të PD, prokuroria kërkon drejtuesit e vërtetë të grupit të armatosur
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA E ELBASANIT/ Në celularët e 10 paramilitarëve të PD, prokuroria kërkon drejtuesit e vërtetë të grupit të armatosur

23 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shoferi i makinës ML pa targa e ndaluar nga banda e armatosur e PD që patrullonte në Elbasan për “mbrojtjen e votës”, incident që u mbyll me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, u mor në pyetje nga skuadra e PD-së që pretendonte se ky njeri po bënte shitblerje votash.

Pyetësori, i bërë me metoda të ashpra para se të vinte policia, është filmuar nga Arjan Hoxha, kreu i sigurisë së Gazmend Bardhit. Ajo video është gjetur nga policia në telefonin celular të Arjan Hoxhës dhe tani është provë në duart e prokurorisë kundër grupit të armatosur që tashmë është në qeli. Mes të arrestuarve është edhe Hoxha.

Gjatë marrjes në pyetje në mënyrë të paligjshme, i ndaluari këmbëngulte t’i thonte Arjan Hoxhës dhe pjesës tjetër të grupit paraushtarak të drejtuar nga ish-Renea Arbër Paplekaj, se nuk po bëntë shitblerje votash siç dyshonte grupi i armatosur i PD.

Edhe policia  dhe prokuroria konfirmuan më pas se në atë Mercedes ML nuk u gjet asgjë e dyshimtë. I friksuar se mos vritej, i ndaluari ka marrë në telefon shokët e tij mes të cilëve edhe Pjerin Xhuvanin, i mbetur i vrarë nga të shtënat që pasuan. Sipas hetimeve Xhuvani ishte i paarmatosur.

Prokuroria tani po përpiqet të rindërtojë bashkë me policinë të gjithë hierarkinë e grupit të armatosur të ndërtuar nga PD dhe të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës” (SMV) e përbërë nga ish policë të forcave speciale dhe ish ushtarakë, si 10 të arrestuarit në Elbasan.

Për të zbuluar rrjetin e përgjegjësive, hetuesit kanë në dorë 11 celularët e sekuestruar grupit të armatosur përfshi atë të Arjan Hoxhës, që duket të jetë kreu i strukturës paraushtarake të Elbasanit dhe që ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Gazmend Bardhin.

Arjan Hoxha, i njohur nga publiku televiziv si “analist” pjesëmarrës në shumë debate si ekspert i sigurisë, është rreshtuar gjithmonë kundër Policisë së Shtetit, gjatë qeverisë së tranzicionit në 2017 ku Gazmend Bardhi ishte ministër i drejtësisë, ishte emëruar drejtor burgjesh.

Pikërisht nga telefonatat e bëra nga komponentët e grupit të armatosur dhe mesazhet e shkëmbyera dhe videot e regjistruara në 11 celularët, prokuroria synon të zbulojë se kush janë drejtuesit e vërtetë të kësaj bande të armatosur të akuzuar përveç vrasjes, edhe për sekuestrim të qytetarëve të zakonshëm, të ndaluar në rrugë vetëm se konsideroheshin kundërshtarë politikë të PD.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Një dozë vaksine e Pfizer apo AstraZeneca redukton mundësinë e infektimit me Covid deri në 65%
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Zoti Doshi, kërko ndjesë se ndoshta ta falin edhe ty, si Xhelalit

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI)

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë Aktualitet

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë

E RËNDË NË TIRANË/ Burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset. Arrestohet pas 2 orësh Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset. Arrestohet pas 2 orësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT