• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë

19 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 42-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi u përplas nga një kamion i mbledhjes së mbetjeve teksa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë.

Viktima është identifikuar si Lavdije Isteri, nënë e tre fëmijëve, e cila prej vitesh jetonte në Passarella di San Donà di Piave, së bashku me bashkëshortin dhe familjen e saj.

Aksidenti tragjik ndodhi pak para orës 08:00 në rrugën “Paolo VI”. Isteri po kalonte në vijat e bardha kur u përplas nga një kamion i kompanisë Alisea, e cila operon për Veritas.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, kamioni po kryente një kthesë djathtas me shpejtësi shumë të ulët, ndërsa 42-vjeçarja ndodhej në atë që kompania e cilëson si “pikë të verbër” të mjetit.

Shoferi, 59 vjeç, nuk e kishte parë gruan, ndërsa as punonjësi tjetër që ndodhej në pjesën e pasme të kamionit nuk e kishte konstatuar përplasjen.

Vajza 9-vjeçare e viktimës, të cilën Lavdije Isteri po e shoqëronte për në shkollën fillore “Marco Polo”, fatmirësisht nuk pësoi dëmtime. Sipas një dëshmitareje, vajza ndodhej disa metra përpara nënës dhe e kishte kaluar rrugën në momentin kur kamioni përplasi 42-vjeçaren.

Pas aksidentit, 9-vjeçarja u shoqërua nga mësuesit brenda shkollës. Në vendngjarje mbërritën edhe dy fëmijët e tjerë të viktimës, 20 dhe 18 vjeç. Të tre fëmijët u dërguan në spital, ndërsa autoritetet shëndetësore u ofruan edhe mbështetje psikologjike..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ Burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset. Arrestohet pas 2 orësh

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI)

E RËNDË NË TIRANË/ Burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset. Arrestohet pas 2 orësh Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset. Arrestohet pas 2 orësh

E PËSOJNË KEQ/ Shpërndanin kokainë me makinë në qytetin e Laçit, “Destinacioni” prangos 2 të rinjtë nga Tirana dhe Laçi Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shpërndanin kokainë me makinë në qytetin e Laçit, “Destinacioni” prangos 2 të rinjtë nga Tirana dhe Laçi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT