• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT PËR VJEDHJE VOTASH/ Rama: Strategji nga ata që i kanë duart me gjak për të ndotur PS-në
Home
Politikë

AKUZAT PËR VJEDHJE VOTASH/ Rama: Strategji nga ata që i kanë duart me gjak për të ndotur PS-në

22 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Demokratike bllokoi këtë të enjte një makinë në Maqellarë të Dibrës mbi dyshimet se personat që ishin në të shpërndanin para për të blerë vota. Në lidhje me këtë ngjarje, kryeministri Edi Rama u shpreh se këta persona janë ndaluar.

Ai theksoi se nëse provohet që ata kanë kryer krim do të dënohen. Sipas tij, gjyqin në media të këtyre personave e bëjnë vetëm ata “që kërkojnë rrumpallë”.

Blendi Fevziu: Ju jeni shtet, keni polici, prokurori, kapini këto struktura. Ata janë kapur pas insistimit të militantëve.

Edi Rama: Kjo nuk është e vërtetë sepse sapo policia është lajmëruar ka shkuar në vendngjarje, ka marrë edhe prokurorinë dhe personat janë ndaluar dhe janë në prokurori, por gjyqin atyre në media mund t’ia bëjnë vetëm ata që kërkojnë rrumpallë. Do të flasë prokuroria, do të flasë drejtësia dhe cilët do të jenë ata të shkojnë aty ku e kanë vendin nëse provohet. Personat që janë kapur janë të ndaluar dhe po investigohen.

Sa i përket akuzave për shitblerje votash nga opozita, Rama tha se është strategji për të ndotur procesin zgjedhor dhe PS-në. Kryeministri u shpreh se drejtuesit e PD-së i kanë duart me gjak pas asaj ngjarje që ndodhi në Elbasan ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

“Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji që vazhdon për të ndotur maksimalisht me çdo çmim procesin dhe natyrisht PS-në, ndërkohë që ata që kanë bërë akuzat sot i kanë duart me gjak. Kanë vrarë një njeri dhe është plagosur një police”.

Rama tha ndër të tjera se Partia Demokratike ka pranuar që ka një strukturë të armatosur që kanë vrarë një njeri dhe kanë plagosur një efektive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË KURRË NUK KAM QENË I PËRFSHIRË NË DISKUTIME PËR SUPER LEAGUE"/ Maldini: Isha në konfuzion, Milan gjithmonë ka…
Previous article “U KAPËN ME PRESH...”/ Rama: Këtu do ishte djegur Shqipëria nëse…

F.autor

Postime të ngjashme

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi Aktualitet

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT