Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për videon ku disa persona u kapën në Maqellarë me mbi 7 milionë lekë dhe me karta identiteti.
Teksa moderatori Blendi Fevziu i tha se ata persona ishin kapur me “presh në duar”, Rama u shpreh se këto janë skena që Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë, por po kthehen nga Pd.
AI foli edhe për ngjarjen e djeshme në Elbasan, ku akuzoi Partinë Demokratike për deklaratën se ekziston një grup i armatosur që mbron votën, ndërsa shtoi se Shqipëria do të ishte djegur nëse ky grup i armatosur do të ishte i Partisë Socialiste. Rama: Shqiptarët në 25 prill duhet të votojnë masivisht, sepse kjo është një skenë e tmerrshme. Është njësoj si skena e Elbasanit, me përjashtim se nuk pati viktima
Fevziu: U kapën me presh në duar
Rama: Preshin e sqaron policia. Preshin nuk e sqarojnë këta, që e bëjnë Shqipërinë të duket si një vend ku kanë ardhur hutut, ylët e tucët.
Fevziu: Kanë ardhur ca njerëz që mbajnë 7 milionë lekë në xhep dhe mbajnë lista me vete.
Rama: Këto skena Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë dhe po kthehen nga PD. Duan të ndotin procesin dhe PS-në, por ata që bëjnë akuzat sot, i kanë duart me gjak. I kanë marrë jetën një njeriu dhe është plagosur një efektiv policie. Përfytyroni çfarë do të ndodhte në Shqipëri nëse grupi paramilitar do të ishte i PS-së. Nëse Taulant Balla do të dilte dhe të thoshte se ne kemi një strukturë paramilitare që mund të vrasë. Këtu do të ishte djegur Shqipëria.


