• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E-ALBANIA ALEATI MË I MADH I BIZNESIT”/ Karçanaj: Tatimorët dhe inspektorët, pjesë e së shkuarës
Home
Sociale

“E-ALBANIA ALEATI MË I MADH I BIZNESIT”/ Karçanaj: Tatimorët dhe inspektorët, pjesë e së shkuarës

22 April, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

“Aleati më i madh i biznesit në Shqipëri është e-Albania. Portali unik qeveritar ka siguruar që biznesi të mos ketë asnjë kontakt me zyrat e shtetit duke i mbrojtur nga rryshfeti”. Kështu shkruan drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqerisë së Informacionit, Linda Karçanaj teksa sqaron ciliklin që kryen një biznes sot, në e-Albania.

“Në e-Albania nis biznes, paguan detyrimet, merr vërtetime, kryen veprime përmbarimore, dorëzon balance, kryen autorizime doganore apo aplikon për leje dhe licenca”.

Karçanaj publikon edhe shifrat konkrete të përfitimeve të biznesit falë përdorimit të e-Albania.

“131 092 biznese janë regjistruar në e-Albania, të cilat marrin shërbime të përditshme dhe që vetëm për lejet dhe licencat regjistrohen 148,144 aplikime online, duke kursyer 178 vite kohë në radhë”, sqaron Karçanaj.

Si një nga përfituesit më të mëdhenj, aktualisht biznesi mund të aplikojë në platformën e-Albania për 725 shërbime publike, direkt nga zyra përmes kompjuterit apo smartfonit, duke eliminuar burokracitë dhe takimet e panevojshme fizike me përfaqësues të institucioneve shtetërore.

“e-Albania hoqi qafe zyrtarët e panevojshëm që shqetësonin biznesin për çdo dokument të nevojshëm në zyrat e shtetit. Së shpejti, tatimorët dhe inspektorët do jenë pjesë e së shkuarës”, përfundon Karçanaj, e cila fton qytetarët të njihen me kontributin e vërtetë që e-Albania ka në raport me biznesin, për qindra shërbime që sot merren online, në kohë reale, me vulë dhe nënshkrim elektronik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA THYEN HESHTJEN MBI SUPER LEAGUE/ Presidenti Laporta: Domosdoshmëri. Nuk u tërhoqëm sepse…
Previous article KRIJIMI I SUPER LEAGUE/ Rummenigge: Nuk e di nëse Ceferin do ta falë Agnelli. Champions-i i ri është zgjidhja

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT