• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHFAQJE E FORCËS”/ Rusia nis stërvitjet e mëdha ushtarake në Krime nën mbikëqyrjen personale të Ministrit të Mbrojtjes
Home
Nderkombetare

“SHFAQJE E FORCËS”/ Rusia nis stërvitjet e mëdha ushtarake në Krime nën mbikëqyrjen personale të Ministrit të Mbrojtjes

22 April, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rusia nisi stërvitjet e mëdha ushtarake në Krime të enjten, nën mbikëqyrjen personale të Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, si pjesë e shfaqjes së forcës në kufirin jugor të Ukrainës, që ka nxitur shqetësim të madh në Kiev dhe perëndim.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video, që tregon trupat teksa largohen për në zonën e stërvitjes, jo shumë larg qytetit Kerch të Krimesë. Sipas njoftimit, “ministri rus i Mbrojtjes fluturoi me helikopter mbi zonat ku janë vendosur trupat e pajisjet ushtarake dhe kontrolloi gatishmërinë e forcave detare dhe tokësore”.

Ndërkohë agjencia e lajmeve “Interfax” tha se stërvitjet do të përfshinin më shumë se 10 mijë ushtarë dhe më shumë se 40 anije luftarake. Në një tjetër zhvillim, Kremlini tha se presidenti Vladimir Putin ishte në dijeni të një ftese nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy për t’u takuar për të diskutuar krizën.

Përqendrimi i forcave në Krime, gadishullin që Moska aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, është tani më i madh sesa gjatë aneksimit të Krimesë. Një diplomat i lartë i Bashkimit Europian tha të hënën se Rusia ka vendosur pranë kufirit me Ukrainën rreth 100 mijë trupa.

Po ashtu të enjten, ministri i jashtëm i Ukrainës u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të tregonin se ishin të përgatitur për të ndëshkuar Moskën me sanksione të reja, duke përfshirë përjashtimin e Rusisë nga sistemi global i pagesave bankare SWIFT, për të penguar Kremlinin që të përdorë më shumë forcë ushtarake. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIJIMI I SUPER LEAGUE/ Nga "bombë" në "flluskë", 48 orët që tronditën futbollin. Ja si dështoi puçi ndaj UEFA-s
Previous article TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA E ELBASANIT/ Dëshmitarët: Fugonët e PD ndalonin njerëzit në rrugë dhe u bënin presion

Delo.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT