Bëhet fjalë për mjetin tip “Benz” i cili u ndalua nga strukturat e PD si i dyshimtë se shpërndante para në këmbim të votave dhe merrte kartat e ID të qytetarëve dhe u bë “molla e sherrit” që solli përplasjen me armë.

Policia deklaroi se nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave 9  dhe 11.1 milimetra,  4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë “ML” pa targa dhe një automjet tjetër tip “Benz”, 11 telefona celular, pamje filmike etj.

Nga këqyrja e automjetit tip “ML Benz” pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës.

Të njëjtën gjë e tha në konferencën për mediat dhe prokurori Alfred Shehu, i cili deklaroi se brenda mjetit nuk kishte materiale zgjedhore.