• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË ELBASAN/ Ish-efektivi i policisë që mbeti i plagosur, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA NË ELBASAN/ Ish-efektivi i policisë që mbeti i plagosur, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

22 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-oficeri i Policisë në Shkodër, 50-vjeçari Pavlo Vuksani i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në Elbasan, është shoqëruar sot me forca të shumta policore, nën masa të rrepta sigurie për në Policinë e Elbasanit ku do të merret në pyetje lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Vuksani mbeti i plagosur mesditën e të mërkurës, pasi mori një plumb në qafë.

Vuksani është i aktivizuar në strukturat e shtabit elektoral të Partisë Demokratike për mbrojtjen e votës.

KRONOLOGJIA

Përfaqësues të shtabit elektoral të Partisë Demokratike, i kanë telefonuar sallës operative të Policisë, me pretendimin se në lagjen “5 Maji”, kishin parë disa persona që po u mblidhnin kartat qytetarëve në këmbim të parave.

Menjëherë pas kësaj telefonate, drejt adresës së dhënë janë nisur zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe një ekip i Njësisë “Shqiponja”.

Pak pasi Policia kishte mbërritur aty, me një automjet pa targa ka shkuar në të njëjtin vend edhe Pjerin Xhuvani, i shoqëruar nga dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku dhe një person tjetër.

Ndërkohë, brenda pak minutash aty janë mbledhur edhe persona të tjerë, mes të cilëve edhe Arbër Paplekaj, ish-efektiv i forcave RENEA, aktualisht ishte pjesë e shtabit elektoral të PD-së në Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se edhe Gazment Bardhi ka qenë pranë vendit të ngjarjes, duke bërë fushatë dhe për këtë arsye Paplekaj është gjendur në atë vend dhe ka ndërhyrë në momentin që ka mbërritur Policia.

Në tentativë për të hapur automjetin, ku dyshohej se kishte karta identiteti dhe dokumente të tjerë, që u ishin marrë qytetarëve në këmbim të parave, ka nisur edhe përplasja.

Burimet thanë se nga të shtënat ka mbetur i vrarë me 3 plumba 56-vjeçari Pjerin Xhuvani, ndërsa është plagosur dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, 32 vjeç, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike, dy ish-efektivë Policie, Emiljan Prenga, 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani, 50 vjeç, aktualisht të aktivizuar në strukturat e shtabit elektoral të Partisë Demokratike dhe efektivja e Njësisë “Shqiponja”, që po ndërhynte në shuarjen e konfliktit, Xhensila Sota 27 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën, pasi është qëlluar nga një plumb në këmbë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SEKUESTRUAN NGA POLICIA PAS VRASJES/ Ja furgonët e PD dhe makina që u bënë shkak i vrasjes në Elbasan (FOTOT)
Previous article PARALAJMËRIM PËR ÇEKINË/ Rusia: Hakmerremi ndaj çdo veprimi tuaj kundër ambasadës në Pragë

s.autor

Postime të ngjashme

"VRASJA MAFIOZE" NË BURG, DOSJA E ALKET RIZAIT/ Dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë (VIDEO) Aktualitet

"VRASJA MAFIOZE" NË BURG, DOSJA E ALKET RIZAIT/ Dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë (VIDEO)

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 6 PRONA NË FIER/ Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi. Masë edhe për ish-hartografin Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 6 PRONA NË FIER/ Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi. Masë edhe për ish-hartografin

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA Aktualitet

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT