Flutura Açka, edhe pse shkrimtare, duket se është infektuar nga politika konfliktuale.
Kandidatja e PD-së në Elbasan, në vend të të ngushëllonte familjarët e viktimës dhe të plagosurve dhe të bënte thirrje për qetësi, në fakt ka legjitimuar vrasjet, me argumentin se Elbasani kontrollohet nga bandat dhe do të çlirohet kur të vijë PD-ja në pushtet.
“Elbasani është zemra e kulturës shqiptare dhe do ta tregojë qytetarinë e tij të dielën e votimeve, sikurse në gjjthë historinë e tij plot shenja të arta qytetarie.
Dhuna, bandat, blerja e votave, patrullimi i rrugëve të tij nga makina xhamazeza e kontrolli i kriminelëve me pushtet, do të jenë shumë shpejt vetëm kujtime të zbehta, të cilat do t’i marrë pranvera me vete”, shkruan ajo, duke mos gjetur asnjë fjalë ngushëlluese apo thirrje për qetësi.


