• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKZEKUTIMI NË ELBASAN/ Peza: Vrasjet nuk janë as blu as rozë! Sikur furgoni të kishte logon e PS…
Home
Politikë

EKZEKUTIMI NË ELBASAN/ Peza: Vrasjet nuk janë as blu as rozë! Sikur furgoni të kishte logon e PS…

21 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

5 ditë para 25 prillit një vrasje për shkak të zgjedhjeve ndodhi në Elbasan, zonën më të nxehtë deri më tani, është tema për të cilën po flitet ditën e sotme në “Open”.

Analisti Alfred Peza ka komentuar këtë ngjarje të rëndë, për të cilën thotë se kjo vrasje është një model i kanunit dhe jo një model e demokracisë.

“Vrasjet janë vrasje, dhuna është dhunë, nuk është as e majtë as e djathtë, as blu as rozë. Dhunës ti vëmë emrin që ka”, thotë më tej Peza.

Alfred Peza: Gjuha e fortë e liderëve politikë, sidomos e Saliut dhe Ilirit, edhe sot paradite Presidenti tha ti mprehim sopatat me presidenti në krye dhe oburra. Nëse kjo vrasje qenka e justifikuar atëherë a mund të ishte nëse do të ndodhte që kur u kap një i LSI në Pukë me lista dhe karta identiteti, të ishte vrarë. A do ishte njësoj e justifikuar edhe vrasja e atij turkut në Vlorë që u kap sot. Asnjëra nuk është sepse ky është një model i kanunit, ky nuk është një model i demokracisë, i lirive dhe çdo gjëje tjetër, nëse ka pretendime të tilla, shteti ka institucione, ka organe dhe gjithçka tjetër për të denoncuar.

Le të marrim për një moment sikur skena të ishte e kundërt në Elbasan, sikur në fugon të ishte logoja e PS dhe të kishte dal badigardi i Taulant Ballës të kishte ekzekutuar një të opozitës, një të LSI, dhe të vinte Taulant Balla dy metra larg kufomës që tha homologu i tij i opozitës ta merrte këtë ta fuste në makinë dhe të ishte larguar. Çfarë do kishte ndodhur në Shqipëri. Presidenti do ishte në vendngjarje, e kemi parë të shkojë në Kavajë dhe jo Elbasan. Meta do kishte shpallur ditë zie kombëtare, do kishte ngritur flamurin në gjysmë shtizë, do akuzohej Edi Rama. Vrasjet janë vrasje, dhuna është dhunë, nuk është as e majtë as e djathtë, as blu as rozë. Dhunës ti vëmë emrin që ka. Ti bëjmë thirrje qytetarëve për vetëpërmbajte dhe fushata elektorale të qeta dhe ky është thelbi i asaj që ka ndodh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Monika Kryemadhi: Fajin për vrasjen në Elbasan e ka Rama që blen vota, jo ne
Previous article "AI QË VDIQ, DIKUR KRENARIA E METËS"/ Rama: Nëse armët do kishin dalë nga ndonjë furgon i yni, do ishte djegur spitali i...

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT