• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AI QË VDIQ, DIKUR KRENARIA E METËS”/ Rama: Nëse armët do kishin dalë nga ndonjë furgon i yni, do ishte djegur spitali i…
Home
Politikë

“AI QË VDIQ, DIKUR KRENARIA E METËS”/ Rama: Nëse armët do kishin dalë nga ndonjë furgon i yni, do ishte djegur spitali i…

21 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Pjerin Xhuvani, i cili mbeti i vrarë sot në përplasjen me armë në Elbasan, nuk ka qenë anëtar i PS-së dhe as pjesë e strukturave të selisë rozë. Përballë gazetarit Sokol Balla në ‘Real Story’ në ‘News24’ Rama tha se sot ka ndërruar jetë një njeri dhe dhimbja e asaj familjet duhet respektuar.

Mes të tjerash ai dënoi deklaratat e Gazmend Bardhit, drejtuesit politik të PD-së, që fajësoi Taulant Ballën. Sipas Ramës, nëse do të kishte ndodhur që nga një furgon i PS-së të dilnin armë dhe një person të vritej, sot do të ishte djegur Spitali Memorial Rajonal i Fierit, vend ku po bëhet edhe intervista.

“S’dua të flas për një njeri që ka ndërruar jetë. Një njeri që ndërron jetë në momentin që sapo ka ndërruar jetë, do respektuar si një jete e humbur. Familja e tij duhet respektuar. Të gjitha këto janë pjesë e të njëjtës gjë. Kjo është Shqipëria që kërkon që të kthehet pas. Shqipëria e këtyre. Makrabitet i kësaj deklarate qëndron në faktin se u vra një njeri. Si mund të justifikohet vrasja e një njeriu duke dhënë karakteristika të caktuara për viktimën. Edhe sikur të jenë të vërteta, kjo justifikon vrasjen e një njeriu? Dmth që Taulant Balla qenka fajtori se pse një badygard, një truprojë i një grupi ish-oficerësh policie, të ushtrojë terror në Elbasan. Kjo ngjarje është se rreziku i kthimit pas është real, mos ta marrim si retorikë. Në makinat që ndjekin pas Bashën, janë të gjithë ata që pas xhamave të zinj presin për të marrë privilegjet e tyre të hu bura. Në makinën e Lulzim Bashës, jo të tijën por të autokolonës, janë ata që duan të hapin bingot, Janë marrëveshje të bëra. Duan të hapin bingot në të gjithë Shqipërinë. Duan që të marrin drejtimin e policisë, të taksave, e doganave dhe t’ju venë të gjithë sipërmarrëseve dhe t’ju vënë atë pullën. Kjo është reale. Këtë kanë bërë. Se kanë pasur shansin një herë, por shumë herë.”, tha Rama.

Balla: A ka qenë viktima me PS? Nuk iu përgjigjet pyetjes

Rama: Ça ndryshon kjo? Është vrarë një person i cili ka qenë …
Balla: Kjo nuk ndryshon asgjë….

Rama: Po ça ndryshon? Mua më duket vetja i vogël. Ja vlen të them unë që ai ka qenë kryetari LSI për shumë vite. Ka qenë krenaria e Ilir Metës?! Ja vlen që të them se ai nuk është anëtar i PS dhe nuk është drejtues i asnjë organizate të PS. Po ça vlerë ka?? Edhe sikur të ishte? Ne kemi plot njerëz që kanë ardhur nga LSI apo nga PD. Është vrarë një njeri. Imagjinoni sikur të ishte vrarë sot dikush sot me armët e dala nga një furgon i PS i ardhur nga jashtë ,me njerëz të ardhur, të mbledhur një këtu dhe një atje, paramilitarë dhe të ishte Taulant Balla njeriu që të jepte një deklaratë para Kuvendit, do të ishte djeg Spitali Memorial i Fierit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI NË ELBASAN/ Peza: Vrasjet nuk janë as blu as rozë! Sikur furgoni të kishte logon e PS...
Previous article FLET PËR LSI/ Rama: Shqiptarët të mendojnë 12 herë nëse e votojnë më 25 prill. Duhet të marrë mësim të madh

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi Aktualitet

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT