• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA SPAK DERI TEK POLICIA DHE USHTRIA/ Rendi dhe siguria në 25 prill (PLANI)
Home
Zgjedhjet 2021

NGA SPAK DERI TEK POLICIA DHE USHTRIA/ Rendi dhe siguria në 25 prill (PLANI)

22 April, 2021 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë, Zgjedhjet 2021

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e shumëpritura  parlamentare të 25 prillit, ku çdo qytetar shqiptar do u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur liderin që duan të qeverisë vendin.

Ndryshe nga vitet e tjera këto zgjedhje priten të kenë një garë të ethshme dhe disi të vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19 nen masat e Komitetit Teknik te Eksperteve.

Partia Socialiste me në krye liderin Edi Rama kërkon mandatin e tretë për të qeverisur sërish vendin dhe Partia Demokratike me lider Lulzim Basha kërkon të vije ne pushtet pas 8 vitesh ne opozitë.

Siguria dhe rendi gjatë zgjedhjeve do të garantohet nga policia e shtetit, e cila ka një plan për menaxhimin e këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor.

Mëngjesin e 25 prillit do jenë mbi 7500 efektive policie të cilët do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili, tregon se cilat kanë qenë hapat e ndjekur që prej dhjetorit të vitit 2020, nga policia.

Vasili: Hapi i parë ka qenë trajnimi në terren. Hapi i dytë është i mbarëvajtja e fushatës zgjedhore. Faza e tretë është garantimi i rendit gjatë votimit dhe faza e katërt do të jetë garantimi i sigurisë gjatë procesit të numërimit të votave.

Përsa i përket zonave të nxehta, Vasili tha se nuk ka qarqe prioritare, por janë marrë të gjitha masat dhe janë garantuar mjetet që procesi të mos ketë probleme.

Përveç policisë në terren do jetë edhe SPAK  në gatishmëri në të 12 qarqet e vendit nëse do të shfaqen probleme që klasifikohen si krime zgjedhore. SPAK është përgjegjës për hetimin e krimeve zgjedhore në të 12 qarqet e vendit për korrupsion aktiv dhe pasiv në procesin zgjedhor.

Forcat e Armatosura  kanë marrë në mbrojtje Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe SPAK. Ushtria gjithashtu ka marrë në ruajtje edhe objekte të tjera siç janë Kryeministria, Ministritë, rezidencat e trupave diplomatike, ku do të qëndrojnë në gatishmëri deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor./ Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMENTET/ Qytetarët i kthehen ASHPËR Gazmend Bardhit: E paske vrarë ti Gaz. PD vret për pushtet, imagjinoni sikur të vijë...
Previous article BRAKTISET NË ÇDO QYTET QË SHKON/ Qyetarët largohen nga mitingu i Bashës edhe në Vlorë (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza...

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës Aktualitet

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT