“Beteja” e mbeshtetesve të mbledhur në sheshe është nje nga pikat me te forta të partive në garë në çdo fushatë.
Ndonëse në keto zgjedhje pandemia ka vendosur rregulla të reja, Partia socialiste ka vendosur ti zbatoj me distancë grumbullimet, nderkohe që Partia demokratike ka zgjedhur turmat “trup më trup”.
Dy liderët kryesorë ishin sot në takimet permbyllëse në dy qytete të ndryshme dhe krahasimi qoftë per strukturën e qoftë per numrin e qytetarëve të pranishëm është tejet i qartë, shkruan AlpeNews.al
Kryeministri Rama e mbylli me Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena” ku veçse të pranishmëve, kishte dhe të tjere jashtë që e ndiqnin nepermjet monitorit.
Nga ana tjetër, lideri i opozitës Lulzim Basha ka mundur të mbledhë vetem disa prej militanteve në një prej shesheve të Pogradecit dhe kjo është ndoshta dhe arsyeja përse PD asnjehere nuk i publikon takimet elektorale të fotografuara nga lart.
Rama në Elbasan:
Basha në Pogradec:
AlpeNews.al







