Nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese që do i hapë rrugë nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës.
“Më në fund rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë, Aeroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë. Nënshkruhet kontrata e shumëpritur pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe brenda Mandatit të Tretë kjo portë e re do të hapet për shqiptarët e për turistët nga mbarë bota”, shkruan Rama.
Pas konsorciumit fitues fshihet Bexhet Pacolli i cili zotëron Kompaninë Mabetex Group, si dhe kompania turke që po ndërton Spitalin e Fierit që ka ndërtuar aeroportin e Stambollit YDA Group. Gara për këtë projekt ishte hapur në nëntor 2019 dhe duhet të mbyllej në 12 mars 2020, por u shty si pasojë e pandemisë.


