• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA NË SHQIPËRI/ Brataj tregon se kur do të hiqen masat shtrëguese anti-COVID
Home
Aktualitet
Kronikë

PANDEMIA NË SHQIPËRI/ Brataj tregon se kur do të hiqen masat shtrëguese anti-COVID

19 April, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Situata është nën kontroll por për heqjen e masave shtrënguese duhet të zbresë numri i të infektuarve për 100 banorë, ose të arrihet deri në 70% imuniteti i tufës. Kështu u shpreh në Ditari në A2 CNN, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj.

Ai theksoi se nuk do të ketë valë tjetër më të madhe këto që kemi kaluar deri më tani, pavarësisht fushatës elektorale, ku pas 3-4 javësh do të shihen pasojat.

“Indikatorët për të hequr gjithë masat e bllokimit, së pari është imuniteti i tufës që duhet të arrijnë 60-70% që besoj se nuk ka arritur deri më tani. Duhet të bjerë nën 100 numri  të infektuarve për 100 banorë. Idealja do të jetë të bjerë në 50-60 për 100 banorë, atëherë nuk ka nevojë për masa shtrënguese. Ka 2-3 javë që fushata po i mbledh njerëzit gjithandej dhe pas 3-4 javësh vjen dëmi që ke bërë . Jam i bindur  që nuk do ketë valë më të madhe se ato që kaluam”.

Dy ditët  e fundit pohon, Brataj ka patur fluks të thirrjeve në urgjencën e kryeqytetit, por shumica lidhen me vaksinën, ku kërkohet ndihmë edhe për efektet anësore. Ai thekson se mund të prekehs nga virusi edhe kur sapo ke bërë vaksinën.

“Dy ditët e fundit në urgjencë po rriteshin thirrjet, por shumë kërkesa janë për vaksinat si edhe efektet anësore. Kërkojnë ndihmë kur kanë efekte anësore.  Se ka njerëz të paqartë që nëse kanë një problem shëndetësor e lidhin me vaksinën. Nuk përjashtohet mundësia që sapo ke bërë vaksinën të biesh në kontakt me virusin”.

Brataj u shpreh se Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, por edhe Gjirokastra thotë ai ka numrin më të lartë për 100 banorë, ku ndikoi ardhja e emigrantëve, po kështu edhe Korça. Dhe kjo sipas Brataj çoi në marrjen e vendimit për karantinimin e të gjithë shtetasve të ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, për shkak të rritjes së infektimeve në këto vende.

Ai u shpreh optimist se me rritjen e numrit të vaksinimeve kjo pandemi do të kalojë dhe do të na çojë drejt një jete normale. Ndërsa sa i takon dozës së tretë të vaksinës, ai thotë se kjo është e lidhur me mutacionet e virusi, ku nuk përjashton mundësinë e shfaqjes së ndonjë mutacioni vitin e ardhshëm, por thotë se qëllimi i vaksinimit është shmangia e spitaleve dhe vdekjeve.

“Janë gati 700 mijë vaksina dhe jam sh optimist se numri i vaksinimeve kalimi i kësaj sëmundjeje do të na çojë drejt një jete normale. Puna e dozës së tretë është lidhur me mutacionet e virusit, për këto variante këto vaksiana kanë dhënë efekt dhe prodhuesit po i mendojnë këto gjëra. Dhe duke pasur infrastrukturën e prodhimit të tyre. Nuk përjashtohet mundëisa e një mutacioni të ri vitin tjetër. Nuk flasim që do zhduket çdo gjë, qëllimi është shmangia e spitaleve dhe shmangia e  humbjes së jetëve”.

Sipas Bratajt në mbajtjen e situatës nën kontroll janë masat që mori Shqipëria, ku aktualisht janë vetëm dy spitale në dispozicion të të sëmurëve me Covid dhe nuk u aktivizuan skenarët e tjerë.

Për fat të mirë situata është e qetë nën kontroll. Kjo është gjëja më e rëndësishme, por asnjëherë nuk është faktor i vetëm janë disa tregues. Që nga marrja e respektimi i masave mjetet që kemi në dispozicion dhe këto kanë ardhur si rezultat i një pune 1 vjeçare, Shqipëria zgjodhi rrugën e fortë të bllokimit dhe koha do na japë të drejtë. Vera favorizoi më së miri këtë situatë, e kaluan shumë njerëz në verë këtë situatë dhe në vjeshtë me uljen e temperaturave pati valën e nëntorit ku u morën masat për kalimin e shkollës online dhe fundi i vitit na gjeti me shtrëngimin e masave, por pati fluks njerëzish për festat dhe Shqipëria nuk ka pasur lockdown si vendet e tjera por që ishin më të ashpra dhe më të mbyllura gjatës ditës. Ndikoi shumë orari i darkës që është ora sociale për të rinjtë, mbyllja e shkollave dhe aktivitete ku kishte grumbullim. Sot jemi me dy spitale në dispozicion dhe skenarët e tjerë nuk u aktivizuan. Menaxhimi ishte mëse i duhur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE PO BËNI FUSHATA VEÇ? Kryemadhi: Unë mbledh vota vetëm për LSI
Previous article "KA ARDHUR FUNDI I FUTBOLLIT NË ITALI"/ Presidenti i klubit të Serisë A: Vendimi për krijimin e Super Ligës është fatal

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT