• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE PO BËNI FUSHATA VEÇ? Kryemadhi: Unë mbledh vota vetëm për LSI
Home
Zgjedhjet 2021

PSE PO BËNI FUSHATA VEÇ? Kryemadhi: Unë mbledh vota vetëm për LSI

19 April, 2021 F.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është pyetur lidhje me fushatën e ndarë që po bën PD me LSI në këtë fushatë elektorale në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Dje ishte hera e parë që nga 25 marsi që Basha dhe Kryemadhi bashkoheshin në terren për të bërë fushatë, dhe zona që kishin zgjedhur ishte ajo e Kombinatit, teksa folën edhe me qytetarët e prekur nga tërmeti.

Kryemadhi u shpreh se komunikon vazhdimisht me zotin Basha dhe se zërat për mungesën e komunikimet vijnë si shkak e mungesës së alternativës së kryeministrit Rama, i cili e ka drejtuar të gjithë armatën mediatike të tij drejt kësaj çështjeje.

Gjithashtu Kryemadhi ka komentuar edhe raportimet se ndërmjet LSI-së dhe PD-së ka rivalitet në terren, ku tha se këto janë raportime të patronazhistëve të Edi Ramës, duke hedhur poshtë këtë mundësi.

Pyetje: Takimi i Kombinatit, pati lajme dhe polemika. Fakti që dolët së bashku me Lulzim Bashën u bë headline, sepse gjatë kësaj fushate rrallë herë keni qenë bashkë. Pse kjo zgjidhje? Ishte një mesazh bashkimi? Ishte e studiuar për 5 ditët e fundit apo ka diçka tjetër?

Kryemadhi: E para njëherë opozita, pra Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike dhe Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe të gjithë kryetarët e partive të tjera që janë të frontit opozitar, kanë qenë bashkë që në momentin që janë djegur mandatet. Por në fakt, duke pasur një lloj strategjie nga qeverisja, që e ka ndjekur hap pas hapi me patronazhistët e saj dhe jam e bindur që patronazhistët e zotit Rama e ndjekin shumë mirë komunikimin e Monika Kryemadhit me Lulzim Bashën online të telefonave, që janë nga 4-5 herë në ditë në kontakt me njëri tjetrin, apo dhe të të gjithë stafeve tona. Mendoj që mungesa e alternativës së Edi Ramës, për t’u thënë qytetarëve që faturat e Covidit që i kalojnë mbi 3500 euro, shkatërrimi i ekonomisë nga pandemia, mbyllja e bizneseve, mosrealizimi i ndërtimit të shtëpive të të gjithë qytetarëve që i humbën në tërmetin e 26 nëntorit, që u premtoi që do t’i mbyllte brenda vitit 2020, atëherë e gjithë energjia dhe armata e tij mediatike është drejtuar pse nuk takohen në fushatë elektorale Monika me Lulzim Bashën. Normal që Monika Kryemadhi dhe të gjithë kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim marrin votat e LSI-së, mbështetësve të tyre dhe atë elektoratit të qendrës së majtë, i cili sot mund të themi se është indiferent dhe nuk kanë arsye që të shkojnë të votojnë Partinë Demokratike për 1001 arsye. Ashtu sikurse edhe anasjelltas, zoti Basha motivon Partinë Demokratike, motivon elektoratin e djathtë, motivon çdo njeri të lëkundur. Ne jemi të detyruar që të ecim në këtë lloj metodologjie, një opozitë e bashkuar nëpërmjet 2 listave. Që do të thotë, maksimizim vote, angazhim i 306 kandidatëve në terren të cilët mbledhin vota dhe avantazhi është që ashtu sikurse dikur ne kishim listat e partive politike, sot kemi kandidatët, të cilët tërheqin dhe mbledhin votat e tyre.

Pyetje: Ajo që është diskutuar dhe vazhdon të diskutohet, është që ju jeni në garë si me PD-në, edhe me PS-në, për votat e LSI-së, apo jo?

Kryemadhi: E para njëherë ne nuk jemi në garë me PD-në, ne jemi në garë me veten tonë, sepse ajo që është shumë e rëndësishme për ne është, që programi dhe alternativa jonë të pranohet nga njerëzit, ta mbështesin atë dhe pse jo detyrimet tona që janë nesër për t’i qëndruar dhe për të mbajtur fjalën për çdo gjë që ne jemi angazhuar tek qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EKIPET GJYSMËFINALISTE TË CHAMPIONS-IT DREJT PËRJASHTIMIT"/ Anëtari i UEFA-s plas “bombën”: Të premten do të ketë një…
Previous article PANDEMIA NË SHQIPËRI/ Brataj tregon se kur do të hiqen masat shtrëguese anti-COVID

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme Politikë

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT