• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bilanci TRAGJIK: Njihuni me gratë që u vranë MIZORISHT nga burrat e tyre gjatë 2017
Home
Sociale

Bilanci TRAGJIK: Njihuni me gratë që u vranë MIZORISHT nga burrat e tyre gjatë 2017

7 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Bilanc tragjik per vrasjet dhe dhunën ndaj guras ka shënuar 2017, në Shqipëri. Tetë gra, kanë humbur jetën këtë vit si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët e tyre, me të cilët ato kishin lindur dhe rritur edhe fëmijë, por jo vetem.
Njihuni me fatkeqësitë e femrave të vrara gjatë vitit 2017:

5 prill 2017

Durrës, Ersid Curri, 23-vjeç, vret me armë zjarri gjyshen (Hurme Curri) dhe më pas edhe veten.
Ersid Curri 25 vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gjyshen e tij, Hurma Curri, dhe më pas ka drejtuar armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.

4 maj 2017

Kurbin, Ndoc Tota, 75 vjeç, qëllon me levë hekuri në oborrin e shtëpisë , nusen e djalit (Vera Tota).

41-vjeçarja Vera Tota u gjet nga fqinjët e pajetë dhe e mbuluar në gjak në oborrin e banesës së saj në fshatin Zhejë të Kurbinit. Nëna e dy fëmijëve kishte vdekur si pasojë e goditjes me mjete të forta.

8 maj 2017

Shkodër, Beqir Xhilaj, 74 vjeç, vret me armë gjahu gruan e tij, 27 vjet më të vogël (Lumturie Xhilaj).

Ai e ka pritur grupin hetimor në banesë dhe ishte ulur pranë kufomës së saj dhe pinte raki. Madje ka qenë vetë Xhelilaj që ka njoftuar policinë, duke thënë se bëhej fjalë për një vetëvrasje.

18 gusht 2017

Lushnje, Tajar Kazanxhiu, 55 vjeç, vret me sqepar në banesë gruan (Natasha Kazanxhiu).
“E vrava se e doja…Isha xheloz për të.”

20 gusht 2017

Kamëz, Halil Lita, 65 vjeç, vret me armë zjarri gruan (Dije Lita) dhe më pas edhe veten.

“Gjithçka u bë, se kthej dot më pas”. Kjo ka qenë e vetmja frazë që Halil Lita i kishte thënë vëllait të tij pasi kishte vrarë bashkëshorten në kuzhinën e tyre.

31 gusht 2017

Tiranë, Fadil Kasemi, 53 vjeç, vret me armë zjarri ish-bashkëshorten, gjyqtaren e Shkodrës, Fildes Hafizi.
“Fadil Kasemi ka udhëtuar atë ditë nga Tirana në një makinë me targa të huaja, të marrë me qira. Ai ka shkuar në Durrës me qëllim për të sulmuar bashkëshorten e vet, sepse në çantë ka patur edhe armë zjarri, lokalizimin e vendit ku rini e ka ditur për shkak të kontakteve me fëmijët. Gjyqtarja ka vënë re pranin e bashkëshortit, nuk ka pasur mundësi reagimi sepse Fadil Kasemi e ka qëlluan në fytyrë. Më pas ata janë përleshur, gjatë përleshjes ajo ka arritur të shohi se brenda çantës ka një armë zjarri. Në këtë moment gjyqtarja i ka rrëmbyer çantë dhe ka vrapuar  vijës së plazhit duke bërtitur që po më vret po më vret.

24 shtator 2017

Pogradec, Bashkim Mekolli, 49-vjeç vret me mjete të forta sqepar dhe thikë gruan (Demirkë Mekolli).

“Isha xheloz dhe prandaj e vrava. U zgjova në mengjes dhe u zumë ajo s’më dëgjonte. Edhe me babain nuk flisja prej kohësh. Sherri me gruan nisi që ne darke dhe nuk durova dot mora çfarë gjeta para dhe e godita në kokë kur e pashë në oborr, kaq mbaj mend”, ka thënë Mekolli në Polici.

23 nëntor 2017

Kavajë, Sami Metushi, 50 vjeç, vret me thikë bashkëshorten për motive te dobëta.
Ai u përlot para trupit gjykues teksa dëgjoi dënimin “arrest me burg” dhe tha: Nuk e di ç’kam bërë. Kishim 4 vjet që grindeshim.”

Gruaja ka vdekur në vend, ndërsa Sami Metushi ka dalë me duart e përgjakura në oborr ku ishin tri fëmijët e tyre duke u thënë: E vrava nënën!”

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtari shqiptar ka gati këngën e re, por dikush e pengon ta publikojë (VIDEO)
Previous article Ndodh edhe kjo: Shkon të takojë të afërmin në burg, vlonjati përfundon vetë në...

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT